LAJMI I FUNDIT:

Lika komenton shpërbërjen e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, thotë se nuk ka qenë i informuar

Lika komenton shpërbërjen e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, thotë se nuk ka qenë i informuar

Zv.kryeministri në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut Hazbi Lika, përmes një kumtese për media është sqaruar në lidhje me informacionet se Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit do të shndërrohet në ministri.

Lika këtë iniciativë e vlerëson si të BDI-së dhe thotë se nuk ka qenë i informuar e as i konsultuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kaluan pothuajse dy dekada prej kur u arrit Marrëveshja Paqësore e Ohrit, si kompromis për ndërprerjen e konfliktit, sjelljen e paqes dhe demokratizimin e shoqërisë në Republikën e Maqedonisë së atëhershme. Kjo marrëveshje është dashur të zbatohet për katër vite, e që fatkeqësisht deri në ditët e sotme ende nuk po gjen zbatim në tërësi, si në aspektin legjislativ ashtu dhe në atë praktik”.

“Unë si përfaqësues i BDI-së, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në detyrën e Zëvendës Kryeministrit të angazhuar për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistemin Politik, nuk jam informuar as edhe i konsultuar për iniciativën dhe as për hartimin e këtij ligji, duke aluduar në kompetencat që do të bartë institucioni i ri i cili krijohet dhe lidhshmërinë që do të ketë me vetë Marrëveshjen Paqësore të Ohrit”.

“Në takimin e fundit të realizuar me kreun e partisë, edhe pse vonë, megjithatë kemi kërkuar që të hapet debat dhe të diskutohet rreth kësaj iniciative me të gjitha organet partiake, por edhe me palët e interesuara jashtë partiake, duke tentuar në ruajtjen dhe trashëgiminë e vlerave të mirëfillta që burojnë nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit”, shkruan Hazbi Lika.

Ai gjithashtu i ka ftuar aktorët politikë të reflektojnë me qëllim që të qartësohet mirë kjo situatë, që siç thotë, të dihet mirë se cili do të jetë fati i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

Ndryshe, propozim-ligji për shndërrimin e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Midis Komuniteteve, pritet që nesër të jetë në rend dite para deputetëve. Ndërsa kohëve të fundit nga disa mediume është raportuar se Hazbi Lika nuk ka shkuar fare në punë, pasi është emëruar zv.kryeministër në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori