LAJMI I FUNDIT:

Me Ligjin në fuqi, mosrespektimi i orarit të lëvizjes dënohet me gjobë nga 200 deri 500 euro

Me Ligjin në fuqi, mosrespektimi i orarit të lëvizjes dënohet me gjobë nga 200 deri 500 euro
Foto: Arkiv

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë nga sot ka hyrë në fuqi.

Ligji ka 29 nene si dhe rregullon anën ligjore, parandalimin, masat për mbrojtje, testimet, trajtimin, kompensimet shtesë, por edhe gjobat për shkelësit e Ligjit e shumë elemente tjera që do ndihmojnë parandalimin dhe luftimin e pandemisë.


Neni 24 i këtij ligji rregullon çështjen e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

Hyn në fuqi Ligji për pandeminë COVID-19, këto janë dënimet e parapara për ata që nuk respektojnë masat
Lexo po ashtu Hyn në fuqi Ligji për pandeminë COVID-19, këto janë dënimet e parapara për ata që nuk respektojnë masat

Në ligj thuhet se personi juridik i cili nuk e respekton vendimin e Organit kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve në kohën e caktuar, dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro.

Ndërsa, drejtuesi i mjetit motorik dhe personi fizik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.

Masat e reja ndaj COVID-19, kufizohet lëvizja në 13 komuna të Kosovës
Lexo po ashtu Masat e reja ndaj COVID-19, kufizohet lëvizja në 13 komuna të Kosovës

Ndryshe, në muajin korrik janë miratuar disa masa parandaluese për përhapjen e COVID-19, nga Qeveria e Kosovës, ndër to dhe kufizimi i lëvizjes. “Duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë”. /Telegrafi/