LAJMI I FUNDIT:

Ligji i ri për trafikun, dënohet me 500 euro shoferi pasi i kishte kaluar regjistrimi i kamionit

Ligji i ri për trafikun, dënohet me 500 euro shoferi pasi i kishte kaluar regjistrimi i kamionit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka dënuar me 500 euro një vozitës të mjetit transportues pasi i kishte kaluar regjistrimi më tepër se 30 ditë.

Ligji i ri për trafikun ka hyrë në fuqi më 3 prill 2024, ndërkaq parasheh gjoba dhe masa të ashpra për shkelësit e rregullave.


“Kalimi i afatit të regjistrimit më tepër se 30 ditë!

Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin e transportit të mallrave të paregjistruar më tepër se 30 ditë. I njëjti sipas ligjit të ri për rregullat e trafikut është gjobitur me 500 euro si dhe mjeti është konfiskuar përkohësisht”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/