LAJMI I FUNDIT:

“Ligji i ri për mediat nuk është kufizues”

“Ligji i ri për mediat nuk është kufizues”

Propozim-teksti për ndryshime në ligjin për shërbime audio dhe audio-vizuale nuk përmban masa kufizuese në pjesën politike ose mënyrën se si të informojnë mediat, kështu thekson zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski i pyetur lidhur me deklaratat e shoqatës së gazetarëve se qeveria dëshiron që të luajë rolin e kryeredaktorit të mediave.

Zëdhënësi Boshnjakovski ka thënë se debati publik për ligjin është i hapur.

“Debati për ndryshimet e ligjit për shërbime audio dhe audio-vizuale është i hapur dhe të hënën më 20 nëntor do të mbahet debati i parë nga palët e involvuara në këtë proces, qëllimi kryesorë i këtyre ndryshimeve është që të mundësohet profesionalizimi dhe departizimi i agjencisë së audio dhe shërbimeve vizuele si dhe të RTVM”, ka thënë Boshnjakovski.

Lidhur me ndryshimet në ligjin për media kryetari i shoqatës së gazetarëve, Naser Selmani tha se në vend të përmirësimit të tekstit të ligjit ai po përkeqësohet dhe se për ato është e papranueshme ideja që qeveria të rregullojë përmbajtjen mediale sepse është kundër praktikave demokratike europiane, duke shtuar se vendosja e dënimit me pagesë për mënyrën e informimit të gazetarëve tregon qartë se Qeveria dëshiron të luajë rolin e kryeredaktorit në media./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori