Agjencia Kadastrale e Kosovës, gjatë vitit 2024 ka bërë hapa të dukshëm përpara, duke përmirësuar shërbimet e saja dhe transparencën për qytetarët.
Në episodin e radhës të podcastit për të drejtat pronësore në Telegrafi me redaktoren Jehona Hulaj, Drejtori Ekezekutiv i AKK-së, Avni Ahmeti ka ofruar një pasqyrë më të detajuar rreth zhvillimit të Agjencisë.
Ndër arritjet kyresore, ai përmendi hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Kadastër, si dhe projektet e rëndësishme që ka ndërmarrë Agjencia për të modernizuar dhe digjitalizuar shërbimet për qytetarët.
Ahmeti theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të hapjes së të dhënave për të rritur efikasitetin dhe besimin në sektorin kadastral.
“Viti 2024 mund ta quajmë vitin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, pasi që në fuqi ka hyrë Ligji për Kadastër të Pronës së Paluajtshme dhe 11 udhëzime administrative që burojnë nga ky ligj” tha Ahmeti.

Ai e vlerësoi këtë ligj si “një hap të madh përpara,” pasi ai ndihmon në unifikimin e procedurave dhe krijimin e një kornize ligjore të konsoliduar për sektorin kadastral.
“Ky ligj ka sjellë një organizim vertikal të kadastrit, që ka për qëllim standardizimin e të gjithë proceseve kadastrale. Në këtë mënyrë, ne ofrojmë shërbime më të shpejta dhe më të sakta për qytetarët dhe bizneset,” theksoi ai, duke shtuar se ky ndryshim ka ndihmuar në forcimin e transparencës dhe rritjen e besimit te qytetarët.
Një çështje tjetër që është rregulluar me këtë Ligj është edhe rindërtimi i informacioneve kadastrale.
“Qysh edhe e dimë shumica e qytetarëve kanë probleme në aspektin e kryerjes së trashëgimisë, zyrtarizimit të transaksioneve joformale e çështje tjera që na kanë përcjellë me vitet të tëra po me ndryshimet që kanë ndodhë në ligj, tash me realizimin e projektit të rindërtimit të informacioneve kadastrale, qytetarët do të jenë përfitues 100 % nga realizimi i këtij projektit. Më herët i ky projekt është realizuar edhe viteve të kaluara, por që nuk është arrit përfitimi i qytetarëve në maksimum, sepse komisioni i asaj kohe nuk ka pasur mundësi as me e trajtu trashëgiminë as me trajtu zyrtarizimin e transaksionit joformal”, ka thënë Ahmeti gjatë podcastit për pronën në Telegrafi.
Drejtori Ekzekutiv i AKK-së më tej përmendi se gjatë këtij viti planifikohet që projekti të realizohet në 114 zona kadastrale ku përfshijnë diku rreth 22 komuna dhe përfitues do të jenë direkt qytetarët.
“Janë komunat kryesore domethënë është Prishtina, Mitrovica, Ferizaj, Shtimja, Deçani, Peja. Kërkesat kanë ardhur prej komunave dhe është bërë një vlerësim prej anës së Agjencisë se a ja vlen me dërgua këtë projekt atje edhe është bërë përzgjedhja e këtyre zonave, e këtyre komunave. Gjithashtu çështje tjetër që rregullohet me këtë ligj është edhe krijimi i bazës ligjore për hapjen e të dhënave”, deklaroi Ahmeti.
Lidhur me digjitalizimin e shërbimeve, Ahmeti përmendi se Agjencia tashmë ofron më shumë se 10 shërbime përmes platformës e-Kosova, ku qytetarët mund të aplikojnë për certifikata të pronësisë pa pasur nevojë të vizitojnë sportelet e zyrave.
“Ky avancim është një hap i madh drejt modernizimit të shërbimeve tona. Kjo do të thotë kursim kohe për qytetarët dhe një sistem më të sigurt për ruajtjen e të dhënave,” tha ai.
Ahmeti theksoi se kohëzgjatja e marrjes së një shërbimi nga qytetarët në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, është diku 3-15 ditë, varësisht nga shërbimi që kërkohet.
“Varësisht prej shërbimit që kërkohet, p.sh në kushte ligjore normale është 15 ditë mesatarja e kryerjes së shërbimeve prej anës së zyrave kadastrale komunale, ka shërbime që kryhen brenda ditës, ka shërbime që kryhen për 3 ditë por varësisht edhe prej kompleksivitetit të lëndës edhe çka duhet të trajtohet edhe mundet me u vonu por maksimumi është 15 ditë që duhet me u kry shërbimi ma i rëndësishëm që i ofrojmë ne si kadastër”, tha Ahmeti.
Sa i përket kostos së kryerjes së trashëgimisë për një pronë, Avni Ahmeti theksoi se kjo mund të arrijë deri në 500 euro, duke përfshirë shërbimet e noterëve dhe të gjeodetëve.
“Maksimumi që mund të shkojë për kryerjen e trashëgimisë për një pronë është deri në 500 euro. Ky kosto përfshin shërbimin e noterit dhe të punës së gjeodetëve, sepse këta dy janë të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin për këtë proces,” shpjegoi ai.
Ai gjithashtu theksoi se për disa grupe shoqërore, siç janë ata që marrin asistencë sociale dhe komunitetet joshumicë, mund të ketë ndihma të tjera.
Në lidhje me ndihmën për këto grupe, ai sqaroi se ekzistojnë lirime për disa kategori të margjinalizuara dhe për disa grupe të caktuara, në përputhje me udhëzimet administrative që janë në fuqi.
“Ka lirime për grupet e margjinalizuara, dhe ka udhëzime administrative që lirojnë këto grupe nga tarifat e shërbimeve. Këto grupe përfshijnë, për shembull, organizata të dala nga lufta, të cilat janë të liruar nga obligimet ndaj shërbimeve që ofron Agjencia Kadastrale e Kosovës,” theksoi ai.

Duke folur për të ardhmen, Ahmeti theksoi se Agjencia është angazhuar për të implementuar më shumë projekte për digjitalizimin e shërbimeve dhe bashkëpunimin rajonal.
“Ne synojmë të jemi lider në Ballkan për shërbimet digjitale kadastrale, dhe për këtë arsye po investojmë shumë në inovacion dhe bashkëpunim me shtetet e tjera të rajonit,” shtoi ai.
Ahmeti foli edhe për anëtarësimin e Kosovës në platformën “Land Portal”, ku theksoi se kjo është e një platformë ndërkombëtare ku përfshinë diku rreth 100 shtete.
“Është me rëndësi me qenë pjesë e këtij Land Portali sepse aty vendosen standardet sa i përket shpërndarjes së të dhënave, vendosen standarde sa i përket grumbullimit të dhënave, mënyrës së shpërndarjes, mënyrës së standardizimit në bazë të direktivës së Bashkimit Europian, kështu që ka mësime shumë të mëdha që ne si Agjenci Kadastrale e Kosovës kemi me pasë prej kësaj platforme ndërkombëtare”, u shpreh Ahmeti në Telegrafi.
Gjatë intervistës, Ahmeti përmendi edhe çështjen e regjistrimit të pronave në emër të grave. Ai shtoi e që nga viti 2010 kur është pjesë e Agjencisë Kadastrale të Kosovës e deri më sot, janë ndërmarrë hapa drejt ngritjes së përqindjes së pronave në emër të grave.
“Sot kur po flasim kjo përqindje ka kaluar mbi 20% që në 2010 ka qenë, nëse sa kujtohet tash afër 11% që e kemi një ngritje d.m.th mesatare, rreth 1% domethënë në secilin vit. Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka të planifikuara edhe kampanjat vetëdijesuese sa i përket regjistrimit të pronave në emër të grave”, u shpreh Ahmeti.
Në fund të kësaj interviste Ahmeti u shpreh se Agjencia Kadastrale e Kosovës do të vazhdojë të zhvillohet dhe të ofrojë shërbime më të mira dhe më efikase për qytetarët dhe institucionet. /Telegrafi/
Ky publikim është prodhuar nga Telegrafi në kuadër të projektit PIAKOS, zbatuar nga ATRC dhe financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin, apo Telegrafit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren – kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Osmani: Nuk mund të ketë zgjedhje lokale pa parlamentare, do të krijohet krizë e thellë politike

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës