LAJMI I FUNDIT:

“Ligji për përgjimet do të miratohet së shpejti nga Qeveria”

“Ligji për përgjimet do të miratohet së shpejti nga Qeveria”

Propozim ligji për ndjekjen e komunikimeve dhe ai për formimin e Qendrës Teknike Operative së shpejti pritet të miratohen nga Qeveria, që më vonë të kalojnë në procedurë parlamentare.

Draft-ligjet e përgatitura nga grupi i punës kanë marrë formën përfundimtare dhe, siç mëson Alsat M, pritet që në tavolinën e ekzekutivit të vendosen gjatë javës së ardhshme. Versioni përfundimtar i tyre parashikon që Qendra Teknike Operative, që do të jetë kompetente për ndjekjen e komunikimeve, të fillojë përgatitjet për funksionimin e saj menjëherë pas miratimit të ligjit.


Kërkesë për ndjekje dorëzon prokurori publik kompetent me vetiniciativë ose me propozim të personit të autorizuar të policisë gjyqësore.

Drejtori i Agjencisë, për dallim nga ajo që ishte paraparë më herët, tani parashihet të zgjidhet nga Kuvendi, me propozim të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, gjegjësisht me konkurs publik paraprak. Nuk parashikohet që Agjencia të ketë zv.drejtor.

Sipas draftit, të punësuarit po ashtu mund të zgjidhen përmes konkursit publik por disa prej tyre do të duhet të kalojnë procesin e verifikimit të sigurisë. Në propozim – ligj parashikohet edhe opsioni që të punësuarit të mbarten edhe nga institucionet tjera.

Siç mëson jozyrtarisht Alsat M, ata do të transferohen nga DSK-ja, edhe përskaj skandalit të këtij institucioni me përgjimet e jashtëligjshme. Konkurset për drejtorin dhe të punësuarit do të publikohen në dy gjuhë, por nuk theksohet nëse në këtë institucion do të zbatohet parimi i përfaqësimit të drejtë. Gjegjësisht, nuk dihet nëse ndonjë shqiptar do të mund të drejtojë me këtë organ.