LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Inspektoratin e Arsimit dërgohet për lexim të parë në Kuvend

Ligji për Inspektoratin e Arsimit dërgohet për lexim të parë në Kuvend

Ministri i  Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Arsim, ku u diskutua për Ligjin për Inspektoratin  Arsimit, me ç`rast me shumicë votash u vendos që ky Ligj të dërgohet në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Ministri Bytyqi, ndër të tjera tha se ky ligj do të ketë rol kyç në sigurimin e cilësisë në arsimin parauniversitar dhe theksoi se Ligji për Inspektoratin e Arsimit do të jetë edhe bazë për të menaxhuar dhe përcjellë edhe administrimin e legjislativit për të gjitha nivelet e arsimit.


Duke theksuar rëndësinë e këtij Ligji, ministri Bytyqi tha se do të përfshijë të gjitha institucionet arsimore, në të gjitha nivelet, të licencuara dhe njohura nga MAShT. Ndërsa në kuadër të sfidave që priten, ministri Bytyqi theksoi nevojën e rritjes së numrit të inspektorëve të arsimit (40 inspektorë) dhe si rrjedhojë rritjen e buxhetit.

Ministri Bytyqi gjithashtu tha se, mbetet që me akte nënligjore të rregullohen procedurat dhe vlerësimet e performancës së mësimdhënësve në terren, ndërsa shtoi se çdo katër vite do të bëhet edhe avancimi i mësimdhënësve, gjë që do të ndikojë në rritjen e përgjegjësisë dhe angazhimit profesional dhe për rrjedhojë pritet të kemi ngritje cilësisë në arsim.

Pjesëmarrësit në debat vlerësuan rëndësinë dhe domosdoshmërinë e përshpejtimit të miratimit të këtij Ligji në Kuvendin e Kosovës, duke pasur parasysh se do të ndikojë në rritjen e cilësisë në arsim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori