LAJMI I FUNDIT:

Ligji për gjuhët në Maqedoni shtyhet për në fund të janarit të vitit 2018

Ligji për gjuhët në Maqedoni shtyhet për në fund të janarit të vitit 2018

Se Ligji për gjuhët nuk do të miratohet në fund të këtij viti, ashti siç premtoi ditë më parë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, por do të pritet fundi i janarit të vitit të ardhshëm, e konfirmon për gazetën KOHA kryetari i Komisionit parlamentar për çështje evropiane, Artan Grubi. Shkak për këtë shtyrje, sipas Grubit, janë aktivitetet e ngjeshura parlamentare, që nga debati për buxhetin, miratimi i ligjeve prioritare për gjyqësorin e deri tek fjalimi vjetor i presidentit Gjorgje Ivanov.

“Të hënën fillohet me debatin për Buxhetin që merr kohë deri në dy javë, duhet të zgjedhjet prokurori i ri, do ti jepet prioritet ligjeve që prekin reformat në gjyqësor, gjithashtu do të votohet për emrat e rinj në dikastere qeveritare, si dhe fjalimi vjetor i presidentit Ivanov. Sipas parashikimeve të mia, Ligji për gjuhët do të pres janarin – fundin këtij muaji që të miratohet plotësisht më të cilin ligj edhe do të zgjidhet një problem i kamotshëm për përdorimin e shqipes në institucionet shtetërore”, theksoi Grubi.


Sa i përket amendamenteve të propozuara nga LSDM, Grubi tha se dinamika e parlamentare është e kufizuar për ligjet me shenjën e BE-së, me çka sipas tij, shtyrja e mëtutjeshme nuk do të ndodh. Në pyetjen nëse LSDM kërkon të relativizohet paragrafi 2 i nenit 1 të Ligjit për gjuhët, kur gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në të gjitha organet e pushtetit shtetëror siç po flitet ditëve të fundit, Grubi thotë se LSDM nuk ka pse ta kërkojë një gjë të tillë kur dihet se, siç u shpreh ai, ajo ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëqeverisje ku si kusht kryesor është Ligji për gjuhët. “Ishte marrëveshja mes BDI-së dhe LSDM-së pikërisht në lidhje me ligjin për gjuhët që e solli në jetë këtë bashkëqeverisje. Tani LSDM nuk ka pse të ndërhyjë me amendamente kur e di shumë mirë se dinamika procedurale e ligjeve me shenjën e BE-së nuk premton se ato do të kalojnë. E them këtë pasi debati në Komisionin për çështje evropiane është i kufizuar në tre ditë dhe nëse harxhohet koha pa kaluar asnjë amendament, nuk ka debat për amendamente në lexim të dytë, por vetëm diskutime për Ligjin dhe kjo nuk mund të merr shumë kohë”, theksoi Grubi.

Mbledhjen e Komisionit për çështje evropiane deputeti i BDI-së do ta thërras deri të premten apo në fillim të javës tjetër. Ndërkaq në lidhje me deklaratat e kryeministrit Zaev se gjuha shqipe nuk do të jetë zyrtare në të gjithë territorin e vendit, Grubi tha shkurt se “nga gjuha shqipe askush nuk duhet të ketë frikë, e as kryeministri”. Ai hodhi poshtë pretendimet e koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, se për amendamentet e propozuara ka harmonizim paraprak me deputetë e BDI-së. Ndryshe, nga Lëvizja BESA, deputeti Afrim Gashi thotë se ky propozim-ligj nuk i përmbush aspiratat e popullit shqiptar në Maqedoni për gjuhën shqipe dhe po ashtu bie ndesh me Deklaratën e Tiranës të nënshkruar mes partive shqiptare. “Ligji, i cili ka ardhur si propozim nga Qeveria e që lidhet me përdorimin e gjuhës shqipe dhe që kaloi në leximin e parë në Parlament, aspak nuk përmbush aspiratat e fundit që kanë shqiptarët në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Me këtë Ligj nuk bëhet zyrtarizmi, por vetëm avancimi i përdorimit të gjuhëve tjera. Dhe tjetra, ky Ligj është në kundërshtim me Deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare ku ndër të tjera, në raport me gjuhën shqipe – jemi dakorduar që: Arritja e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimi i përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se ‘gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë’”, tha për gazetën KOHA, Afrim Gashi, koordinatori i grupit parlamentar të Lëvizjes BESA. Ai ka vërejte qysh në emërtimin e këtij Ligji, kur shqipja siç, tha Gashi, barazohet me gjuhët e pakicave tjera, ndërsa gjuha maqedonase me propozim-ligjin aktual mbetet gjuha vetme zyrtare në Maqedoni.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Lajme
“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet

“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet

Komunat
Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur

Politikë
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim

Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim

Politikë
Sot me shi e shkarkime rrufesh

Sot me shi e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori