LAJMI I FUNDIT:

Lidhjet në distancë janë më të mira se që keni menduar

Lidhjet në distancë janë më të mira se që keni menduar

Nuk ka dyshime që lidhjet në distancë të gjatë edhe ta shpifin. Një telefonatë apo bisedë ‘online’ asnjëherë nuk është aq e mirë sa realiteti, dhe trupi mund të ndjejë dhimbje fizike nga mungesa e një personi!

Sidoqoftë, nuk duhet të shtiremi sikurse nuk ka të mira një situatë e tillë. Lidhjet në distancë vijnë me avantazhet e veta unike, e të cilat nuk mund t’i keni dëgjuar më herët, transmeton Telegrafi.

E keni jetën tuaj

Padyshim që dëshironi të kaloni kohën me partnerin, por nëse do të kishit qenë në të njëjtin qytet vazhdimisht do të mendonit kohën se kur duhet të kaloni kohën së bashku, e kur jo. Nëse veç dëshironi të kaloni një natë me shoqet, nuk duhet të ndjeheni fajtore që nuk e keni marrë partnerin me vete, pasi që ai ashtu kështu nuk mund të vijë.

Komunikimi…

Duke marrë parasysh që lidhja përfshinë shumë komunikim, ju keni mjaftë kohë për të praktikuar mënyrën se si shpreheni dhe dini se si të artikuloni atë çfarë dëshironi dhe çfarë keni nevojë. Çka ka më mirë se kjo? Dini si të dëgjoni, që do të thotë se jeni e përgatitur për çfarëdo sfide që lidhja juaj mund t’ua hedhë.

I tërë shtrati është i juaji

Gjërat e vogla kanë më së shumti rëndësi! Përderisa fjetja me partnerin është një gjë e mirë për shkak se keni mundësi ta përqafoni, të flini zhveshur dhe të bëni seks vonë pas mesnate, duhet pranuar se edhe fjetja e vetme në një shtrat do t’ua pushojë trupin dhe do të ndjeheni jashtëzakonisht mirë.

Bëheni shumë e mirë në “profesionin e masturbimit”

Kur kaloni muaj të tërë pa seks, ju keni mundësinë ta njihni veten shumë mirë. Kjo do të thotë se do të keni mundësinë të provoni gjëra të reja dhe të mësoni gjëra të reja për trupin tuaj – e herën tjetër dini t’i tregoni partnerit se për çfarë keni nevojë saktësisht. /Telegrafi/