LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e Historianëve në Deçan: Kosova mos të bëhet pjesë e minishengenit ballkanik

Lidhja e Historianëve në Deçan: Kosova mos të bëhet pjesë e minishengenit ballkanik

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar ndaj gatishmërisë së Qeverisë së Kosovës për të u bërë pjesë e minishengentit ballkanik.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se Kosova nuk duhet të behet pjesë e iniciativës së minishengenti ballkanik, pasi që kjo është ide serbo-madhe dhe ide e kamotshëm serbe e cila ka për qëllim rithemelimin e Jugosllavisë së re dhe shtrirjen e ndikimit në tokat shqiptare.


“Ëndrra serbe për dalje në Detin Adriatik është ide qindra vjeçare, e cila është e mishëruar me mision e politikes, kishës dhe Akademisë se Shkencave të Serbisë. Andaj, Kosova nuk duhet të i harroj planet serbe për Kosovën dhe Shqipërinë të cilat ishin të ndërtuara në Akademinë e Shkencave të Serbisë, të cilat kanë marrë bekimin e Kishës vrastare ortodokse serbe dhe janë menduar që të implementime nga politika zyrtare e Beogradit.

Ne, shprehim shqetësimin tonë për gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të u bere pjese e kësaj iniciative, dhe konsiderojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të refuzoi çdo ftese për këtë iniciativë.

Ne, i rikujtojmë kryeministrit Hoti, se ai ishte kudër kësaj iniciative dhe si të tille ai ende duhet ta mbaje qëndrimin e tije kundër kësaj iniciative dhe assesi dhe me asnjë çmim mos të pranoj që Kosova të behet pjese e minishengenit ballkanik (Jugosllavisë së re)”, thueht në reagimin e tyre.

LHK “Ali Hadri”, më tej ka shtuar se Kosova, duhet të dëshmoj pjekurin e saj institucionale dhe përkushtimin e saj për integrime në struktura euro-atlantike, pra në Bashkimin Evropian dhe Aleancën e NATO-së.

“Çdo tentim për të kamufluar minishengenin ballkanik (Jugosllavinë e re) si një iniciative si parapërgatitje për integrime në BE dhe NATO, është e gabueshme, e papranueshme dhe tepër e dëmshme për Kosovën ne veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori