Formimi i Bashkësisë së komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, për çka angazhohet partia Alternativa, vetëm disa ditë pasi u përjashtua nga koalicioni qeveritar, sipas Lidhjes Demokratike, do të thotë federalizim i Maqedonisë së Veriut, sipas shembullit të bashkësisë së komunave të Serbëve në Kosovë. Kjo është “retorikë nacionaliste dhe kërcënim serioz për marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe mbulim i krimit, me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikohet perspektiva eurointegruese në dobi të Moskës”, thuhet në njoftimin e sotëm të partisë.
“Destabilizimi i Maqedonisë së Veriut do të thotë edhe destabilizim i Ballkanit që është strategji dhe qëllim kryesor i Rusisë, si dhe i nacionalistëve në Bullgari. Krahasimi me Kosovën është absolutisht i pasaktë dhe nuk ka asnjë ngjajshmëri”, thonë nga Lidhja Demokratike.
Lidhja Demokratike shton se ngjarjet rreth pavarësisë së Kosovës dhe kriza ndëretnike e vitit 2001 e kanë kthyer vendin me dekada pas dhe për këtë arsye tani bën thirrje për maturi dhe përgjegjësi , respektim të dallimeve dhe përforcim të institucioneve demokratike, luftë kundër korrupsionit dhe kohezion të brendshëm e stabilitet.
Idenë e Zeqirija Ibrahimit nga Alternativa e ka kundërshtuar analisti politik nga Kosova, Albinot Maloku. Politologu dhe publicisti Maloku, thotë se shqiptarët në Maqedoni nuk duhet të harrojnë se janë popull konstitutiv i shtetit dhe për këtë duhet të insistojnë.
“Lutem të jetë vetëm muhabet ditor i politikës së subjektit në fjalë. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e kanë një dokument, të cilin e nxorën në vitin 2001, pas një lufte që nuk iu ofrua as për së afërmi synimeve të tyre, mirëpo të mendosh që një asociacion i ofrohet interesit të fuqisë së popullit konstitutiv të shtetit, është përtej naivitetit politik. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, asnjëherë nuk duhet të harrojnë se ata janë popull konstitutiv i këtij shteti dhe në këtë duhet të insistojnë”, thotë analisti Maloku në reagimin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takon Elon Musk në Paris
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes
Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc
Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa
Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Çupiq: Sulme të tilla kërkojnë hetim urgjent
Vdiq Maxhun Alimehaj, njëri nga të mbijetuarit e masakrës së Lybeniqit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?