LAJMI I FUNDIT:

Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Kovaçevski të tërheq ligjin për amnisti

Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Kovaçevski të tërheq ligjin për amnisti

Lidhja Demokratike kërkon nga kryeministri Dimitar Kovaçevski tërheqjen e projektligjit të ri për amnisti, sepse ky ligj është pazar politik mes partnerëve të koalicionit LSDM, BDI dhe Aleancës së Shqiptarëve dhe vazhdimësi e ndryshimeve të fundit në Kodin Penal me të cilat u sulmua brutalisht rendi juridik.

“Zoti Kovaçevski, mos u mërzitni të shkruani amendamente në ligjin e propozuar nga Qeveria që ju drejtoni. Do të ketë mijëra amendamente dhe të jeni të sigurt që ligji nuk do të kalojë.


Meqë ra fjala, a e dini se si dukeni tani me shpalljen e amendamentit? Ju po i dërgoni një mesazh opinionit: Unë kam mendimin tim, por nuk jam dakord me të”, thuhet në reagimin e DS-së.

Nga lidhja Demokratike theksojnë se Qeveria e shkatërroi sistemin e sundimit të ligjit dhe e kërcënon integrimin evropian të Maqedonisë.

“Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërtojë një qëndrim të qartë në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, të cilat ulin dënimet për zyrtarët, si dhe ligjin e fundit të propozuar për amnisti, i cili do të amnistojë personat që kryejnë krime të rënda”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori