LAJMI I FUNDIT:

Lidh me litar luhatësen e të birit dhe e tërheq nga kati i katërt i apartamentit, e ëma bën gjithçka për ta argëtuar fëmijën

Lidh me litar luhatësen e të birit dhe e tërheq nga kati i katërt i apartamentit, e ëma bën gjithçka për ta argëtuar fëmijën

Një video e pazakontë e publikuar në rrjete sociale, shfaq një nënë shumë të “zënë me punë”, e cila kishte lidhur një litar të gjatë në luhatësen ku ishte djali i saj dhe e kishte zgjatur deri në dritaren e apartamentit të saj, ku nga atje e lëvizte dhe mundohej ta luhaste të birin.

Bëhet fjalë për katin e katërt të një ndërtese në qytetin rus Belgorod, ku shihet litari i lidhur në luhatëse dhe që ishte zgjatur në dritare, transmeton Telegrafi.


E ky moment nuk i ka shpëtuar kalimtarëve të rastit që mbetën të habitur se si e ëma në mungesë të kohës së lirë për shkak të angazhimeve tjera, kishte zbuluar një metodë interesante për ta argëtuar të birin.

“Mbeta i habitur kur pash një litar të lidhur në luhatësen e një djali të vogël që ishte zgjatur nga dritarja e katit të katërt, nga ku një nën po e tërhiqte dhe po argëtonte të birin”, ka deklaruar autori i videos. /Telegrafi/