LAJMI I FUNDIT:

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Liderja e Alternativës për Gjermaninë, Alice Weidel i është drejtuar mbështetësve të partisë së saj.

Partia e ekstremit të djathtë, parashikohet të marrë pak më pak se 20 për qind të votave, sipas sondazheve të daljes.

“Ne kemi dyfishuar votat tona, ndërsa të tjerët humbin gjysmën e votave të tyre”, u tha ajo mbështetësve të saj të ngazëllyer.


“Nëse rezultatet fillestare janë të sakta, atëherë ne e dimë se çfarë mund të presim”, shtoi ajo, transmeton Telegrafi.

“Megjithatë, nëse CDU tradhton manifestin e saj dhe bashkëpunon me të majtën, atëherë mund t’ju siguroj se zgjedhjet e ardhshme do të jenë më të shpejta se sa pritej dhe ne do ta kalojmë CDU-në si partia më e madhe”. /Telegrafi/