Lideri i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis, brenda 24 orëve në intervistat e tij në dy kanale televizive private, i është referuar midis të tjerash ne programin e tij parazgjedhor, edhe marrëdhënieve me Shqipërinë si një nga pikat kryesore të politikes së Jashtme që ai do zbatojë pas zgjedhjeve të 7 korrikut, për të cilat beson se do t’i fitojë me diferencë të madhe nga partia qeveritare Syriza.
“Dua ta them edhe tek ky emision dhe ta dëgjojnë mirë edhe në Tiranë se ecuria europiane e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë të ardhme nëse Shqipëria nuk respekton me vepra të drejtat e minoritetit kombëtar grek”, tha Kyriakos Mitsotakis lideri i Demokracisë së Re.
Një ditë më parë Mitsotakis i kishte çuar mesazh Tiranës duke paralajmëruar edhe për sanksione në rrugën e saj europiane dhe marrëdhëniet bilaterale.
“Mesazhi që kam çuar tek qeveria shqiptare është tepër i qartë, do të ketë sanksione dhe pasoja ne se nuk respektohen të drejtat e minoritetit kombëtar grek dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por edhe me marrëdhëniet dypalëshe. Z. Rama duhet të kuptojë se në se kërkon marrëdhënie të mira duhet të respektojë të drejtat e minoritetit grek”, tha Kyriakos Mitsotakis lideri i Demokracisë së Re.
Ndërsa nga ana tjetër ministri i Jashtëm grek Georgios Katrougkalos në një intervistë për shtypin e fundjavës me gazetën pro-qeveritare AVGI i pyetur për krizën politike në Shqipëri deklaron: Monitorojmë nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe të vlerësojmë situatën siç ajo zhvillohet. Besojmë se të gjitha forcat politike duhet të investojnë në një dialog të sinqertë për të rivendosur normalitetin. Ne, nga ana jonë, jemi duke punuar për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të mbështetur procesin e anëtarësimit në BE nen kushtet që vlejnë për çdo vend kandidat ,pra përmbushja e predispozitave dhe detyrimeve qe rrjedhin nga e Drejta Europiane.
Katrougkalos shpjegon gjithashtu se megjithëse Berlini ka ngrire deri ne vjeshte hapjen e negociatave me Tiranen dhe Shkupin, ai vete beson se çdo gjë është e mundur dhe ka përsëritur se Shqipëria duhet te kuptoje qe problemet qe përballon minoriteti grek dhe respekti I te drejtave te tij janë kushtet kryesore qe lidhen me ecurinë europiane te vendit./tch.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTaravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert