LAJMI I FUNDIT:

Lideri çeçen i jep titullin “Hero” djalit të tij të mitur

Lideri çeçen i jep titullin “Hero” djalit të tij të mitur

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov i dha djalit të tij 15-vjeçar, Adamit titullin Hero i Republikës Çeçene.

Adam Delimkhanov, anëtar i Dumës së Shtetit Rus dhe krahu i djathtë i Kadyrov, publikoi informacionin e lartpërmendur në kanalin e Telegramit.


“Me kënaqësi të madhe uroj nipin tim të dashur Adam Ramzanovich Kadyrov për dhënien e titullit më të lartë të Republikës Çeçene, Hero i Republikës Çeçene”, tha Delimkhanov. Ai shtoi se Adam Kadyrov është “një shembull i një të riu jashtëzakonisht të arsimuar, të zhvilluar dhe të vendosur” ndërsa theksoi arritjet në artet marciale të përziera dhe gjuajtjen me hark.

Ai publikoi një foto të tij dhe Adam Kadyrovit, me një mural që shihet presidenti rus, Vladimir Putin, raporton Ukrainian Pravda.

Heroi i Republikës çeçene është çmimi më i lartë shtetëror në Çeçeni, dhe dekretet e dhënies nënshkruhen nga kreu i republikës, e cila do të thotë se Ramzan Kadyrov i dha titullin djalit të tij të mitur.

Kadyrov publikon një video ku djali i tij ‘merr ligjin në duart e tij’ dhe rreh një adoleshent që dogji Kuranin – thotë se ‘bëri gjënë e duhur’
Lexo po ashtu Kadyrov publikon një video ku djali i tij ‘merr ligjin në duart e tij’ dhe rreh një adoleshent që dogji Kuranin – thotë se ‘bëri gjënë e duhur’

Ramzan Kadyrov ishte marrësi i parë i titullit kur nënshkroi dekretin për dhënien e tij. Udhëheqësi çeçen publikoi së fundmi një video të djalit të tij, Adamit duke rrahur brutalisht një të burgosur të pambrojtur.

Viktima e rrahjes ishte një 19-vjeçar, i cili u arrestua në muajin maj për djegien publike të një Kurani në Volgograd dhe më pas u transferua në një burg në Çeçeni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori