Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të takohen të dielën, në përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi buxhetin shtatëvjeçar të bllokut, që kap shifrën e 1.85 trilion eurove.
Ky do të jetë takimi i tretë i liderëve të BE-së, pasi në dy ditët paraprake, ata dështuan që të arrinin një pajtim.
Zyrtarët thonë se arritja e marrëveshjes duhet e largët teksa liderët e 27 vendeve do të takohen në Bruksel, ku fillimisht kishin paraparë të mbanin një samit dyditor, por për shkak se nuk arritën pajtim për buxhetin, ky samit u zgjat edhe për një ditë.
Megjithatë, disa shtete kanë thënë se janë në drejtimin e duhur dhe kanë shprehur besimin se një marrëveshje mund të arrihet.
Në takimin e 18 korrikut, tensionet u rritën kur kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron u larguan nga mbledhja, së bashku me katër shtete të pasura, me qëllim që të gjenin kompromis mbi kufizimet që duhen vendoset për grantet dhe për kriteret ndaj shteteve që do të marrin grante për të tejkaluar krizën ekonomike që është shkaktuar nga pandemia e Coronavirusit.
“Disa njerëz u larguan”, tha kryeministri i Holandës, Mark Rutte, i cili është në mesin e katër shteteve që po kërkojnë kushte më strikte për dhënien e ndihmës në formë të granteve dhe borxheve.
Liderët e BE-së po ashtu po diskutojnë edhe një plan të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë.
BE-ja ka propozuar që ky fond të jetë në vlerë prej 750 miliardë eurosh dhe do t’u jepet shteteve më të goditura nga pandemia në formë të borxheve dhe granteve. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre