LAJMI I FUNDIT:

Liderët e Rinj në Shkencë dhe Teknologji (Foto)

Liderët e Rinj në Shkencë dhe Teknologji (Foto)

Nëpërmjet qëllimit “një robot për çdo fëmijë” synojmë të përmbushim misionin e projektit që është “inspirimi i liderëve të ardhshëm në fushën e shkencës dhe teknologjisë”.

Gara e Robotikes “KOSOVA MAKERS LEAGUE” është iniciuar gjatë muajit shkurt të këtij viti nga “Fondacioni BONEVET” në bashkëpunim me Institutin për Inovacion dhe Zhvillim Rinor” në Kroaci. Kjo është edhe kur Gara e Robotikës kishte realizuar fazën pilot ku kemi bashkëpunuar me 50 shkolla nga i gjithë vendi.


Deri tash projekti ka dhuruar 550 robote mBot që mundëson zhvillimin e avancuar të STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë) në sistemin tonë arsimor. Projekti “Kosova Makers League” jo vetem që sjellë garën nacionale të robotikes për të gjitha shkollat e nivelit të pergjitshëm arsimor, por edhe i mbështetë të gjitha shkollat pjesëmarrëse me robote dhe aspekte tjera në vlerë prej 600 EUR. Rrjedhimisht nxënësit përfitojnë mundësi të praktikës me pajisjet me të fundit të rekomanduara për të hyrë në fushën e robotikës dhe programimit kompjuterik. Për më tepër, KML është një prej programeve me shpërblyese në Kosovë për të rinj si në aspekt të zhvillimit personal si në aspektin e ofrimit të një ambienti të shëndoshë për socializim edhe rrjetezim të bashkëmoshatarëve të prirur dhe që kanë pasion shkencën dhe teknologjinë. Në Garën Robotike KML, femijët bëhen pjesë e aktiviteteve përplot potencial për mesimnxënie e që zgjasin gjatë gjithë vitit shkollor.

Foto 1: Revolucioni STEM (ka te beje me fuqizimin e fushave te Shkences, Teknologjise, Inxhinierise, dhe Matematikes ne sistemin arsimor ne Kosove)

Platforma në të cilën bazohet KML është roboti arsimor mBot që ofron një mundësi të lehtë për tu kyçur në botën e robotikës. Fëmijët mësojnë se si të montojnë robotët, gjuhën programuese, si dhe komandimin e robotit për të kryer detyra të caktuara. Nëpërmjet mBot-it fëmijët mësojnë herët gjatë zhvillimit të tyre si të zgjedhin probleme komplekse në formë kritike dhe kreative, i bën me entuziastë për shkencën dhe teknologjinë si dhe ju ofron mundësi të shkëlqyer për punë ekipore.

Gara e Robotikes KML ka pesë qellime: 1. Fuqizimi i fushave të Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë, dhe Matematikës (STEM) në arsimin e përgjithshëm në vend; 2. Zhvillimi i kureshtjes dhe kreativitetit tek fëmiu si dhe ofrimi i mundësisë së zhvillimit të aftësive të socializimit me bashkëmoshatar; 3.Përfshirja e të gjitha shkollave dhe qendrave arsimore në vend; 4. Përfshirja e të gjitha etnive në vend si dhe 5. Promovimi i barazisë gjinore.

Gjatë muajit shtator Gara e Robotikës kishte hapur një fazë të re të regjistrimit për shkolla, dhe jemi krenar që në sezonin e parë jemi duke punuar me afërsisht 10% të shkollave fillore të vendit. Në “KML Open: Raundi i Parë”, kemi pasur 120 ekipe pjesëmarrëse dhe 650 participante dhe numri i shkollave është ende në rritje. Gjatë muajit tetor kemi organizuar punëtoritë për mentorët (mësimdhënësit) e shkollave të cilët më pas kanë krijuar ekipet e nxënësve në shkollat dhe kanë këshilluar ata gjatë projektit. Ne ju jemi shumë mirënjohës për punën e tyre që ju merr kohë jashtë orarit formal shkollor, dhe kjo dëshmon ndër të tjera se sa fisnike është puna e tyre.

“Eshtë një eksperiencë shumë e mirë për mua si pjesëmarrëse. Shpresoj që të gjithë fëmijet në Kosovë do të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të gjithë së bashku të mësojmë më shumë për robotikën” – Eliesa Bajrami, nxënëse.

Cdo shkollë ka mundësinë e pjesëmarrjes me nga dy ekipe nga katër nxënës një për nivelin e ulët nga klasat 1 deri 5 dhe një tjetër nga klasat 5-9. Këto ekipe garojnë me njëra-tjetrën përgjatë pesë raundeve të quajtura “KML Open”. Pas secilit raund publikohet tabela e rezultateve dhe dy ekipet qe kanë mbledhur më së shumti pikë përfitojnë cmime qëe janë mundësi shtesë për të mësuar si për shembull kurse teknologjike në qendrat e BONEVET, libra, ose pajisje teknologjike. Kjo mundëson një efekt shumëfishues të të mësuarit tek nxënësit të cilët përfitojnë mundësi të patjetërsueshme të rritjes dhe aftësimit personal. Pas përfundimit të sezonit, Gara Robotike KML do ti ketë dy ekipe fituese të cilat do të përfitojnë mundesinë e reprezentimit të vendit tonë në Garën Rajonale të Robotit Arsimor (WER) në Zagreb të Kroacisë si dhe nëse përformojnë mirë aty kualifikohen në Garën Botërore në Shangai të Kinës.

Gara e Robotikës ka përfshirë shkolla nga I gjithe vendi sidomos nga viset rurale por dhe komunitete të ndryshme anembanë Kosovës janë inkurajuar dhe janë përfshirë. Momentalisht kemi qendren arsimore OJQ “Ideas Partnership”, shkollen boshnjake ne Mitrovice dhe nga komuniteti​ serb​, “Mlada Aktivna” dhe Shkollën “Hogosha Dojo”. Po ashtu prej fillimit Gara e Robotikes i ka jep rëndësi barazisë gjinore, prandaj kemi inkurajuar shkollat që të marrin pjesë me ekipe të balancuara në aspektin gjinor duke formuar ekipe me nga dy vajza dhe dy djem.

“Gara e Robotikës është një mundësi shumë e mirë pasi zgjeron njohuritë tona në fushën e shkencës dhe robotikës. Për mua ka qenë dhe do të mbetet një eksperiencë mbresëlënëse!” Ylli Spanca – nxënës.

Projekti KML implementohet nga Fondacioni BONEVET dhe mbështetet nga një koalicion i gjërë i partnereve nga sektori publik: “Fondacioni Unë e Du Kosovën” “Agjencioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim”, “Agjencioni Gjerman për Zhvillim dhe Bashkëpunim”, “American Advising Center” dhe nga sektori privat: “Raiffeisen Bank Kosovo”, “Ipko”, “Auto Mita”, “Korporata Rugova”, dhe “Trosha”.

Foto 8: Fotografia kolektive “KML Open: Raundi i Pare ne Prishtine”

Fondacioni “BONEVET” përmes projekteve si KML vazhdimisht përpiqet të arrijë qëllimin e saj, i cili po i siguron secilit fëmijë mundësi të barabarta për të fituar njohuri. Ne me të vërtetë besojmë se çdo fëmijë është një gjeni dhe e gjitha çfare duhet është te ju ofrojmë mundësisë për të mësuar – kjo do tju ndihmoj të kenë sukses në të ardhmen e tyre dhe rrjedhimisht të bëjnë të ardhmen e vendit tonë më të ndritshme.

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kalo në kategori