LAJMI I FUNDIT:

Liderët e partive politike urojnë për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve “1 Qershorin”

Liderët e partive politike urojnë për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve “1 Qershorin”
Foto: Ilustrim

Liderët e partive politike në Kosovë me rastin e shënimit të 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve janë shprehur se bota është më e mirë dhe e bukur kur fëmijët janë të lumtur.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj shkruan se është detyrë e të rriturve të krijojnë një shtet ku respektohen të drejtat e fëmijëve, ku synimi kryesor është  siguria e plotë e tyre.


“Fëmijët e bëjnë botën të buzëqeshë. Kur ata janë të lumtur, bota është më e mirë. Është detyrë e jona si të rritur që përkushtimi i përditshëm të jetë puna për ta. Krijimi i një shteti ku respektohen të drejtat e fëmijëve, ku qasja në edukim bëhet më e lehtë për ta e siguria është e plotë, duhet të bëhet synimi ynë kryesor. Urime të gjithë fëmijëve 1 Qershori”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se bota është më e bukur në sytë e fëmijëve.

“ ‘Duart e tyre të vogla, mbajnë shpresat tona të mëdha’. Bota është më e bukur në sytë e tyre, jeta është e ngjyrosur me ngjyrat që shpërfaqin çiltërsinë dhe pastërtinë e shpirtit të tyre. Përderisa të gjithë lumturohemi kur shohim gëzimin dhe shpresën në sytë e tyre, duhet të thërrasim ndërgjegjen dhe të zotohemi që ata të rriten me arsimim, siguri dhe me dashuri të pafund. Gëzuar 1 Qershorin, për të gjithë fëmijët”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë fëmijët në Kosovë dhe mbarë botën, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershorin, ditë të cilën Limaj e ka quajtur si ditën më të rëndësishme që shënon sot bota.

“Sot, e gjithë bota shënon ditën më të rëndësishme që mund të ketë një prind, një familje apo një shoqëri e tërë, shënon 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”, ka shkruar Limaj përmes një statusi në faqen zyrtare të kësaj partie.

Limaj në fund ka shkruar se, fëmijët janë pasuria më e madhe që kemi, ata janë e ardhmja e çdo shoqërie, prandaj, synimi ynë i përbashkët duhet të jetë që gjithë fëmijëve në Kosovë t’u krijojmë mirëqenie e perspektivë sa më të mirë, siç e kanë edhe bashkëmoshatarët e tyre në vendet e zhvilluara e demokratike.

Postimi i plotë i Limajt:

“Shëndet e lumturi për të gjithë fëmijët në mbarë botën!

Sot, e gjithë bota shënon ditën më të rëndësishme që mund të ketë një prind, një familje apo një shoqëri e tërë, shënon 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Ne, si shoqëri e si shtet për asnjë moment nuk duhet të ndalemi derisa gjithë fëmijëve në Kosovë t’ju krijojmë kushte sa më të mira për shkollim, edukim si dhe mundësi të barabarta për t’i realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre që kanë.

Fëmijët janë pasuria më e madhe që kemi, ata janë e ardhmja e çdo shoqërie, prandaj, synimi ynë i përbashkët duhet të jetë që gjithë fëmijëve në Kosovë t’u krijojmë mirëqenie e perspektivë sa më të mirë, siç e kanë edhe bashkëmoshatarët e tyre në vendet e zhvilluara e demokratike.

Urime 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve! FL “. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori