Liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni takojnë presidenten Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me çrast ka takuar edhe liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni.
Në takim në mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe presidentes Osmani u theksuan marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, perspektiva evropiane, marrëveshja e arritur me Serbinë si dhe situata në rajon.
“Procesi i ndryshimeve kushtetuese është cilësuar si i domosdoshëm për rrugën europiane të cilën e ka nisur Republika e Maqedonisë së Veriut, ku kryetari Ahmeti e ka informuar presidenten Osmani mbi iniciativën e fundit ku të përfshirë janë të gjithë aktorët politikë dhe shoqërorë në vend”, thuhet në njoftimin e BDI-së.
Në takim në mes liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe presidentes Osmani u diskutua për zhvillimin e përbashkët ekonomik, lidhjen infrastrukturore dhe procesin euro-integrues.
“Në takim këmbyem mendime për marrëdhëniet biltarale, gjendjen në të dyja vendet, për të ardhmen dhe zhvillimin e përbashkët ekonomik, lidhjen infrastrukturore, procesin euro-integrues, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me rajonin, agresionin rus në Ukrainë dhe implikimet në rajon”, theksoi kryetari Taravari pas takimit.
Presidnetja Osmani takoi edhe kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi ku diskutuan për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me ç’rast është konstatuar se dy vendet tona kultivojnë relacione solide në frymë të së ardhmes së përbashkët euroatlantike.
“Në këtë takim po ashtu është diskutuar edhe për zhvillimet e gjithmbarshme rajonale, me ç’rast kryetari Gashi, që është edhe kryetar i Grupit të Miqësisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ka theksuar se ne edhe si shtet, por edhe si shqiptarë në RMV, kemi dëshmuar se jemi mbështetës dhe aleatë të sinqertë të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Alternativës.
Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, Osmani takoi edhe liderin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nga ku u përshëndet liberalizimi i vizave për Kosovën.
“Kasami e uroj Presidenten Osmani për liberalizimin e vizave për Kosovën si një hap edhe pse i vonuar, por i madh. Gjithashtu, Kosova është një hap më afër familjes evropiane me pranimin në Këshillin Evropian. Në takim u dakorduam se vizioni ynë i përbashkët është bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet dy vendeve tona, me qëllim të zhvillimit të dyanshëm”, tha thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit