Licencohen edhe tre laboratorë për kryerjen e testeve për COVID-19


Ministria e Shëndetësisë është duke vazhduar me licencimin e laboratorëve privatë për kryerjen e testeve serologjike për COVID-19.
Në kuadër të kësaj, MSh-ja ka licencuar sot edhe tre laboratorë në Gjakovë, Prizren dhe Mitrovicë.
Deri më tani ministria ka licencuar më shumë se 120 laboratorë privatë për kryerjen e testeve serologjike dhe PCR për COVID-19. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/09/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































