LAJMI I FUNDIT:

Libri i rrallë i poetit Hafez

Libri i rrallë i poetit Hafez

Një kopje e rrallë e vjedhur e një libri të poetit persian Hafez, që daton nga shekullit XV, u gjend nga një ekspert holandez i artit.

Vepra e dekoruar me fletë ari çmimi i së cilës ishte vlerësuar rreth një milionë euro, ishte zhdukur nga koleksioni i një tregtari iranian antikuaresh, që jetonte në Gjermani e që kishte humbur jetën në vitin 2007.


Pas shumë kërkimeve, Arthur Brand – i ashtuquajtur “Indiana Jones i botës së artit” – arriti të gjente dorëshkrimin e çmuar në një apartament në Amsterdam.

“Ky është një zbulim që do të thotë shumë për mua, sepse është libër shumë i rëndësishëm”, theksoi eksperti i artit.

Bëhet fjalë për një nga kopjet më të vjetra të “Divanit”, që sjell së bashku veprat e Hafezit (1315-1390), i cili është një prej poetëve më të njohur mistik persian.

Veprat e tij kanë frymëzuar shumë perëndimorë, si romancierin gjerman Goethe dhe shkrimtarin amerikan Ralph Waldo Emerson, i cili e quante Hafezin “Princin e poetëve persianë”.