Këto ditë, në shtëpinë botuese l’Harmattan (edicioni “La philosophie en commun”) të Parisit, u botua libri im i ri i filozofit nga Kosova, Muhamedin Kullashi, me titullin “Foucault dhe Lefort: Shikime të kryqëzuara mbi modernitetin”.

Parathënien për këtë libër e ka shkruar filozofi dhe psikanalisti francez Jean-Pierre Marcos, profesor në Universitetin Parisi 8
.
Në këtë libër Kullashi ka analizuar dhe ballafaquar koncepcionet themelore të dy mendimtarëve të mëdhenj bashkëkohor, Michel Foucault dhe Claude Lefort, e në veçanti çështjen e përpunimit të shoqërive moderne me teknologjitë disiplinore dhe, në anën tjetër, lindjen e demokracisë moderne si transformim i thellë simbolik.