LAJMI I FUNDIT:

Libri që po trondit Serbinë për aferat seksuale mes nxënësve dhe profesorëve

Libri që po trondit Serbinë për aferat seksuale mes nxënësve dhe profesorëve

Në Zemun të Serbisë, ka mjaftuar një libër që të hapet një debat i madh nga prindërit për relacionet e nxënësve me profesorë dhe dyshimet për marrëdhënie seksuale.

Një ish-nxënëse e shkollës së trafikut dhe teknikës në Zemun, Tamara Marinkoviq, ka shkruar një roman, “Trofeu”, në të cilin flitet për marrëdhëniet mes një nxënëse adoleshente, Natasha, dhe profesorit të saj, shkruan “Blic”, përcjell Koha.net.


Shkrimi i romanit me përshkrimet deri në detaje të shkollës e qytetit, e kanë bërë romanin të jetë autentik dhe personazhet brenda romanit të korrespondojnë me nxënës të cilët prindërit e tyre i kanë identifikuar. Kjo ka bërë që të hapet një debat i madh brenda qytetit dhe më gjerë.

“Edhe pse në libër janë emrat tjerë, të gjithë e dimë se kush janë personazhet e vërteta”, ka thënë një banor i zonës.

Shqetësimet më të mëdha kanë qenë në përshkrimet e profesorëve, të cilët janë përfshirë në afera seksuale me nxënësen, Natasha.

Gazeta “Blic” thotë se ngjarjet janë të vërteta dhe se për këtë gjë ka qenë në dijeni edhe psikologu i shkollës.