Libri komik më i shtrenjti ndonjëherë, shitet për 9.12 milionë dollarë

Një kopje e vitit 1939 e Superman Nr. 1 është bërë libri komik më i shtrenjtë në botë, pasi u shit në ankand për një shumë prej 9.12 milionë dollarësh.
Shtëpia e ankandeve Heritage tha se libri komik u gjet nga një familje nga Kalifornia Veriore, ndërsa po pastronin shtëpinë e nënës së tyre pas vdekjes së saj një vit më parë.
Libri komik, i cili ishte në një kuti kartoni me disa gazeta të vjetra, u ekzaminua nga CGC, shërbimi më i madh në botë i vlerësimit të komikëve nga palë të treta, dhe iu dha një vlerësim prej 9.0 nga 10, duke e bërë atë kopjen me vlerësimin më të lartë të Superman Nr. 1 që dihet se ekziston ende.
Është një nga vetëm shtatë kopjet e njohura me një vlerësim prej 6.0 ose më të lartë.
Komiku u shit për 9.12 milionë dollarë të enjten, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 6 milionë dollarësh, i cili u vendos në vitin 2024 kur Heritage Auctions shiti një kopje të Action Comics No. 1, komiku që paraqiste shfaqjen e parë të Supermenit. /Telegrafi/

















































