Nga: Rita Filipi
(Një rrëfim që e bëj për herë të parë publikisht)
Me profesorin Sabri Hamitin më lidhin më shumë se 25 vjet bashkëpunim dhe miqësi. Në kohën kur punoja si redaktore e teksteve të letërsisë në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor, libri i parë me të cilin filloi bashkëpunimi ynë (1994) ishte “Letërsia e vjetër shqipe”. U entuziazmova nga stili i tij krejt ndryshe prej analizave letrare skematike asokohe. Po libri me të cilin u dashurova dhe kalova nëpër tërë ato peripeci ishte “Letërsia moderne shqipe”. Ishin vitet 1998/1999; u ndalua e u censurua nga grupi i miratimit në shtëpinë botuese dhe në Ministrinë e Arsimit, për shkak të konceptimit të moderuar me të cilin trajtoheshin autorët dhe veprat e gjysmës së parë të shekullit XX, si dhe se disa prej tyre paskëshin qenë fashistë apo antinacionalistë. Aq e bindur isha që ai libër duhej patjetër të ishte në shkollat tona, sa dhashë dorëheqjen nga puna e shtetit dhe hapëm ALBAS-in, falë edhe nxitjes së partnerit tim dhe bashkëthemeluesit të kompanisë, Latif Ajrullait.
Libri i parë i botuar yni ishte “Letërsia moderne shqipe”, e cila u kthye shumë shpejt në një bibël në duart e mësuesve të letërsisë. Ndonëse dilnin disa urdhra nga Ministria e atëhershme që ky libër ishte i ndaluar në shkolla, mësuesit vazhduan t’ua rekomandonin nxënësve dhe nuk u tërhoqëm ne, po u detyrua shteti të bënte një tërheqje pa zhurmë dhe shumë shpejt ngriti grupin e autorëve për trajtimin e kësaj periudhe.
Më ka mbetur në mendje një shprehje e profesorit kur i thosha: “Jemi të pafuqishëm në konkurrencë”. Dhe, ai ma kthente: “Mos u mërzit, ajo çka kam bërë unë është punë e shumë viteve; të tjerët do e shkruajnë për dy muaj”
Dhe, vërtet libri ynë u bë i pakonkurrueshëm. Nga puna me prof. Sabri Hamitin bëra një fakultet të dytë, si edhe mësuesit e letërsisë që filluan të punojnë me këtë libër, me të cilin edhe nxënësit nisën ta shohin letërsinë shqipe nga një këndvështrim tjetër, i cili i ndihmoi më pas për të kuptuar rrjedhat regresive që mori letërsia shqipe e realizmit socialist në gjysmën tjetër të shekullit. Edhe sot e kësaj dite trajtime të tilla që standardizuan studimin e veprave dhe autorëve si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi, Gjergj Fishta, Faik Konica, Migjeni etj. mbeten bashkëkohore e përdoren nga mësuesit, ndërsa studimet e plota nga pedagogët në universitete.
Ndihem me fat dhe përherë e frymëzuar për miqësinë dhe bashkëpunimin e vyer që kam me prof. Sabri Hamitin, një figurë e shquar akademike shqiptare, dhe jo vetëm kaq, po me një karakter model burri, që nuk të zhgënjen kurrë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEfektet mbytëse të ideologjisë së Maos
Apostrofi i idiotit që irriton gjermanët
Jo, kompjuterët nuk mund të vërtetojnë se çfarë ka shkruar në të vërtetë Shekspiri
Vepra e keqkuptuar e artit e hedhur në një qese plehrash
Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)
Perandorët ilirë të Bizantit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia