Si çdo vit, edhe sivjet gjashtë shkrimtarë ishin pjesë e listës së shkurtë të nominimeve për çmimin prestigjioz letrar, Man Booker: Margaret Atwood, Bernardine Evaristo, Selman Rushdie, Elif Shafak si dhe Lucy Ellmann. Veprat me të cilat janë nominuar, janë si më poshtë.
“The Testaments” nga Margaret Atwood
Një nga fitueset e këtij viti të International Booker Prize, Margaret Atwood, u nderua për pjesën e dytë të librit “The Handmaid’s Tale” (Rrëfenja e shërbëtores). Tek “The Testaments” ngjarja vendoset pesëmbëdhjetë vjet pas zhvillimeve të vëllimit të parë. Është ky një roman me ngjyrime feministë, meqë përmes tri personazheve rrëfen pozitën e gruas në shoqërinë kanadeze.
“Girl, Woman, Other” nga Bernardine Evaristo
Evaristo triumfoi sivjet tok me Atwoodin. Libri i saj rrëfen jetën e dymbëdhjetë personazheve, shumica gra me ngjyrë. Edhe pse ngjarjet zhvillohen në kohë të ndryshme, ato ndërlidhen me njëra tjetrën për të pasqyruar sfidat e jetës së përditshme.
“Quichotte” nga Salman Rushdie
Frymëzuar nga klasiku i Miguel de Cervantesit, “Don Kishoti i Mançës”, romani flet për një indigjen amerikan që lëviz nëpër Amerikë në kërkim të një prezantuesi televiziv pas të cilit ai është i fiksuar.
“10 Minutes 38 Seconds in This Strange World” nga Elif Shafak
Shkrimtarja turke u nominua për veprën që flet për anët e errëta të Stambollit – për femrën viktimë të shoqërisë patriarkale dhe me paragjykime.
“An Orchestra of Minorities” nga Chigozie Obioma
Bazuar pak në “Odisenë” e Homerit dhe besëtytnitë nigeriane, romani flet për personazhin Chinonso jeta e të cilit ndryshon kur ndalon një grua të re nga akti i vetëvrasjes.
“Ducks, Newburyport” nga Lucy Ellmann
Një grua në mesomoshë, e martuar, nënë e katër fëmijëve që trajtohet nga sëmundja e kancerit e që zgjedh gatimin në vend të mësuesisë… është kryepersonazh i romanit që cilësohet si monolog apo polemikë për realitetin modern amerikan.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
“Koncert në vitin 1936”
Gerard de Nerval dhe pashai shqiptar i Akrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre