Event mjaft i rëndësishëm në shoqërinë e një vendi janë martesat. Nuk është aspak sekret që martesat në ditët e sotme janë shumë më ndryshe se ato të viteve më parë. Sot njerëzit kërkojnë siguri për të marrë një angazhim si martesa, siç është një punë e sigurt apo të ardhura mbi mesataren. Studimet tregojnë se të rinjtë po martohen më pak dhe më vonë në krahasim me brezat e mëparshëm, dhe kjo nuk është vetëm një tendencë globale.
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se martesat kanë hyrë në një trend rënës në vitet e fundit, duke shënuar në 2017-n edhe rekordin më të ulët, sipas të dhënave të INSTAT në Vjetarin e Statistikave Rajonale.
Në vitin 2017 janë regjistruar në zyrat e gjendjen civile rreth 22,5 mijë martesa. Shifër kjo e ulur me 0,4 % krahasuar me një vit më parë, por me një rënie prej 5,7 % krahasuar me vitin 2013. Numri i martesave në vendin tonë ka pasur luhatje, duke arritur vlerën më të ulët në vitin 2017 me rreth 22,5 mijë martesa, raporton INSTAT. Por edhe pse më rënie, disa prej qyteteve të Shqipërisë nuk e kanë humbur besimin tek institucioni i martesës.
Kryesonin listën për sa i përket shpenzimeve të larta për alkool, por ky nuk është rekordi i vetëm që ata mbajnë. Lezhjanët kanë numrin më të lartë të martesave të lidhura për 1000 banorë në 2017-n.
Sipas të dhënave që ka publikuar nga INSTAT norma e martesave në qarkun e Lezhës ishte 10.2 për 1000 banorë, ndërsa mesatarja në të gjithë vendin ishte 7.7. Përveç Lezhës, qarqe të tjera që kanë një numër më të lartë se mesatarja kombëtare për martesat e lidhura janë Berati me 9.2 martesa për 1000 banorë, Dibra me 8.7, Durrësi dhe Fieri me respektivisht 8.3 dhe Elbasani me 8.2.
Ndërsa qarqet e tjera ndjekin nga pas me një normë më të ulët se mesatarja, si Vlora ku gjatë 2017-s u lidhën rreth 7.6 martesa për 1000 banorë, apo Shkodra me 7.4 martesa për 1000 banorë. Kukësi, Gjirokastra dhe Korça kanë pasur një normë prej 7.1 martesash për 1000 banorë gjatë vitit që lamë pas.
Rekordin më të ulët për martesat e lidhura gjatë 2017-s e mban kryeqyteti, ku është përqendruar edhe një pjesë e madhe e popullsisë, ku të ardhurat dhe shanset për të gjetur një punë janë më të larta. Por edhe pse ka një perspektivë më të lartë në krahasim me qarqe e tjera në kryeqytetet sipas të dhënave të Instat u lidhën 6.8 martesa për 1000 banorë, apo rreth 4 martesa më pak se në Lezhë. /Monitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave
Tri raste të dhënies së gjobave në autostrada, njëri me 200 euro për mos regjistrim të veturës dhe dy të tjerë me nga 500 euro për ndalim të vozitjes
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi