Pakësimi me shpejtësi i popullsisë si pasojë e emigracionit të lartë dhe rënies së lindshmërisë me ritme të shpejta po jep ndikim të fortë në tregun e punës.
Të gjithë sektorët e ekonomisë po japin alarmin për punonjës, por në disa qarqe pakësimi i popullsisë po çon drejt zeros normën e papunësisë.
Për shembull, në dy qarqet më periferike të vendit, në Kukës dhe Gjirokastër, papunësia po shkon shuarjes, për shkak se popullsia e këtyre rajoneve përbëhet kryesisht nga njerëz në moshë pensioni.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2022, Durrësi dhe Lezha ishin dy qarqet me normat më të larta të papunësisë përkatësisht 16.1 për qind dhe 22.7 për qind në një kohë që norma mesatare papunësisë në shkallë kombëtarë në këtë tremujor ishte 11.3 për qind.
Nga ana tjetër, Gjirokastra dhe Kukësi patën normën më të ulët të papunësie me rreth 4 për qind. Papunësia e ulët në qarkun e Kukësit vjen si paradoks, pasi sipas të dhënave zyrtare është qarku më i varfër në vend dhe mbi 70 për qind e ekonomisë dominohet nga bujqësia.
Qarqet e Kukësit dhe Gjirokastrës janë shpopulluar me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe lëvizjet më e brendshme. Analizat e Bankës Botërore për ecurinë e punësimit në Ballkanin Perëndimor kanë gjetur se, ulja e papunësisë në Shqipëri në një masë të madhe i dedikohet emigracionit të lartë.
Norma e papunësia në tremujorin e parë ka pësuar rritjen më të lartë vjetore në qarkun e Dibrës. Në këtë qark shkalla e papunësisë shënoi 14.8 për qind, nga 23.6 për qind që ishte në tremujorin e parë 2021.
Rënia më e madhe e papunësisë u vu re në qarkun e Vlorë me mbi 8 për qind në raport me vitin e kaluar.
Të dhënat mbi papunësinë në 12 qarqe tregojnë se 5 prej tyre (Lezhë, Durrës, Vlorë, Dibër, Tiranë) e kanë treguesin mbi mesataren kombëtare, ndërsa në shtatë qarqe të tjera treguesi i papunësisë është nën mesataren kombëtare.
Popullsia në moshë punë është në rënie të shpejtë vitet e fundit, dhe kjo do të çoje në furnizime më të ulëta të forcës së punës. Vitin e kaluar popullsia në moshë pune shënoi rënie me 32 mijë persona ose 1.6 për qind, rënia më e fortë në të gjithë periudhën e tranzicionit.
Në një studim të fundit mbi potencialet e zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri Banka Botërore evidentoi se forca e punës dhe mungesa aftësive janë shndërruar në një pengesë serioze për zgjerimin e biznesit.
Sipërmarrjet shqiptare identifikojnë mungesën e punëtorëve të kualifikuar si pengesën e tretë më të madhe me të cilat përballen. Kërkesa për punëtorë me arsim të lartë është rritur gjatë dekadës së fundit dhe është në rritje, por shumë biznese pohuan se kishin vështirësi në gjetjen e punëtorëve me aftësi specifike teknike.
Mungesa e punëtorëve është një pengesë veçanërisht serioze për kompanitë e huaja që duan të investojnë në Shqipëri.
Firmat me pronësi të huaj që operojnë në Shqipëri identifikuan gjetjen e punëtorëve të kualifikuar si sfida e tyre e dytë më e rëndësishme. Emigrimi ka të ngjarë të reduktojë më tej numrin dhe cilësinë e aftësive të fuqisë punëtore, duke dobësuar atraktivitetin e Shqipërisë si destinacion në sektorët me intensitet të krahut të lirë të punës.
Banka Botërore sugjeron se, Shqipëria duhet të largohet nga politikat e investimeve të huaja të fokusuar në fuqinë punëtore me kosto të ulët dhe të miratojë një strategji të re të bazuar në shfrytëzimin e investimeve publike në arsimin teknik tërheqjen e IHD-ve që kërkojnë efikasitet dhe kanë produktivitet më të lartë. /Monitor/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë