LAJMI I FUNDIT:

Lexus testoi në pistë makinën që besohet të jetë një LFA i ri (Video)

Lexus testoi në pistë makinën që besohet të jetë një LFA i ri (Video)

Makina me pamje mjaft të egrë, është parë duke treguar shpejtësinë në pistë

Vitin e kaluar, është parë duke u testuar në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, një LFA i kamufluar lehtë, transmeton Telegrafi.


Asgjë nuk është thënë lidhur me pasardhësin e mundshëm të këtij modeli, deri tani kur u pa duke treguar shpejtësinë, ndërsa lëshonte zhurmë të fuqishme.

Në bazë të tingullit, mendohet se e ka të njëjtin motorin V10 sikur origjinali LFA, të cilin Lexus mund ta ketë kombinuar me ndonjë hibrid.

Sa i përket dukjes së egër, ngjanë shumë me makinën që është parë më herët, që besohej të jetë LFA, por ka rrota më të mëdha, targa tjera, si dhe trup shumë më të gjerë.

Ditëve në vazhdim, pritet të Lexus të konfirmojë nëse do ta kthejë LFA pas shtatë vitesh, apo është duke testuar ndonjë makinë tjetër. /Telegrafi/