LAJMI I FUNDIT:

Lexus nuk ka plane të prodhojë makina nën 30 mijë euro, që të rivalizojë me Mercedes apo BMW (Foto)

Lexus nuk ka plane të prodhojë makina nën 30 mijë euro, që të rivalizojë me Mercedes apo BMW (Foto)

Zyrtarët e kompanisë, thanë se këtë do ta bëjë Toyota

Prodhuesi japonez Lexus ka qenë shumë i zënë së fundmi, duke prodhuar modele si UX CUV, si dhe të shpalojë risi rreth emrave të rinj si LM350 dhe 350h, transmeton Telegrafi.


Në të njëjtën kohë edhe të eksperimentojë me makina hibride, si dhe të tjera tërësisht elektrike. Por, pretendimet se do të prodhojë modele që kushtojnë nën 30 mijë euro, që të rivalizojë me makinat ekonomike nga Mercedes dhe BMW, janë hedhur poshtë kategorikisht.

“Nuk kemi planë në shkojmë nën atë çmim, nuk ka leverdi për ne, andaj mund ta bëjë Toyota. Mercedes dhe BMW kanë linjë shumë më të gjerë prodhimi, gati sa dyfishi ynë”, ka konfirmuar Jeff Bracken, që është zyrtar i lartë i kompanisë.

Megjithëse Lexus nuk e ka në plan të hyjë në tregun e makinave ekonomike, thuhet se planifikon të lansojë më se 20 modele të reja.

Në anën tjetër, është thënë pjesërisht se do të ketë makina më të lira, që do ta kenë si bazë modelin UX dhe NX. Përmes këtyre makinave, Lexus po përpiqet të plotësojë hapësirat që mungojnë në treg. /Telegrafi/