LAJMI I FUNDIT:

Lexohen deklarata të ish-komandantëve, pakënaqësi për anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm

Lexohen deklarata të ish-komandantëve, pakënaqësi për anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm

Në seancën gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku dëshmitar është Rrustem Mustafa, janë lexuardeklarata nga takimet e komandantëve të zonave, ku shpreheshin pakënaqësi për anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Gjatë kundër-pyetjeve sqaruese të mbrojtjes së Hashim Thaçit, avokati Luka Misetiq ka lexuar një pjesë të deklaratës së ish-komandantit të Zonës Operativë të Llapit ku kishte thënë se ‘‘këta persona i kanë zhgënjyer bashkëluftëtarët e vet’’.


Lidhur me këtë, ish-komandant Remi ka thënë se nuk e di se çfarë ka menduar atë kohë.

Misetiq: Sylejman Selimi qartazi nuk ishte i kënaqur as me Sokol Bashotën dhe as me Jakup Krasniqin, saktë?

Mustafa: Kështu po shkruan këtu.

Misetiq: Sami Lushtaku, dhe pastaj ju personalisht, dhe për këtë dua të më komentoni se Sami Lushtaku thuhet se ka thënë se Rexhep Selimi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë zhgënjyer bashkëluftëtarët e tyre. Çfarë keni dashur të thoni që kur jeni shprehur se Rexhep Selimi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli i kanë zhgënjyer bashkëluftëtarët e vjetër të luftës?

Mustafa: Nuk e di tash çfarë kam menduar, por me siguri kam menduar se kanë ikur nga komandantët që merreshin me operacione, komandantët që merreshin me terren, vetëm po hamendësoj nuk jam i sigurt se çfarë kam menduar atëherë.

Misetiq: A është e drejtë themi se disa nga personat për të cilët ishin të pakënaqur komandantët e zonave ishin për Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Hashim Thaçin?

Mustafa: Në bazë të kësaj që po shkruan këtu, është e drejtë.

Ish-komandant Remi ka thënë se ZPS gjatë intervistimit nuk i kishte treguar asnjë komunikatë.

Misetiq: Kush mund t’i ketë lëshuar urdhrat apo udhëzimet për ndalimet në mbledhjen e Shtabit të Përgjithshëm?

Mustafa: Nuk e di…urdhëresat shkruara na u kanë përcjell në emër të Shtabit të Përgjithshëm nga Bislimi Zyrapi, dihet ajo tashmë.

Misetiq: Mbledhjet ku mund të ketë qenë i pranishëm komandant Drini dhe Bislim Zyrapi, kjo nuk mund të ketë ndodhur para dhjetorit të 98’tës?

Mustafa: Ashtu mendoj

Misetiq: Shtëpia e ndalimit në Llapashticë u krijua në nëntor ose në fund të tetorit, saktë?

Mustafa: Nuk ishte e krijuar, e njëjta është bartur varësisht ku jemi bartur ne.

Ndërsa, i pyetur nga avokati i Thaçit se a i kujtohet nëse ka marr ndonjë urdhër konkret nga drejtoria politike, Remi e ka mohuar këtë.

Pas pyetjeve sqaruese nga pala mbrojtëse e të akuzuarve, me pyetje ka vazhduar edhe trupi gjykues.

Gjyqtari Barte e ka pyetur atë për postin që mbante Nuredin Ibishi dhe Latif Gashi.

Barte: A ishte ai gjithashtu i përfshirë në detyrën e mbledhjes së informacionit për bashkëpunëtorët të mundshëm?

Mustafa: Ato na vinin nga njësitet në terren nga njerëzit që i kishim në çdo fshat ne i kemi pas të mbuluara të gjitha fshatrat e regjionit tonë dhe ata njerëz kanë qenë të obliguar të raportojnë tek eprorët e vetë deri tek ne shtabi i zonës.

Por, kur u pyet nëse Latif Gashi i kishte raportuar drejtpërdrejt ndonjë anëtari të Shtabit të Përgjithshëm apo vetë këtij institucioni, ish-komandat Remi ka thënë se nuk ka pas njohuri për këtë.

Barte: A mund të jetë e saktë që zotëri Gashi mund t’i ketë raportuar drejtpërdrejt edhe Shtabit të Përgjithshëm apo ndonjë anëtari individual të Shtabit të Përgjithshëm, apo ju e përjashtoni këtë mundësi krejtësisht?

Mustafa: Asnjëherë nuk kam njohuri që Latif Gashi i ka raportuar dikujt jashtë regjionit të Llapit, jashtë zonës ku unë udhëheqja….kurrë nuk kam dëgjua që zotëri Latif Gashi ka pas raportim pranë një anëtari të Shtabit të Përgjithshëm, apo Shtabit të Përgjithshëm si institucion.

Sa i takon urdhëresës për qendrat e ndalimit, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa tha se kjo çështje është e ekzagjeruar.

Mustafa: është e ekzagjeruar dhe nuk ka qenë prioritet aspak i yn.

“Kemi pas një urdhëresë nga Shtabi i përgjithshëm por nuk ka qenë kjo çështje shumë sensibile, ne u lodhëm pas luftës duke fol për këto punë por është e ekzagjeruar dhe nuk ka qenë prioritet aspak i yni, por sido që të jetë ato që dhëna që kemi thënë ka ndodhur, ato ndalime që i kemi bërë i kemi bërë, por nuk ka qenë që ne me fol tash për to se nuk dimë shumë fjalë të thëna për këto punë, janë me hamendësime…Nuk kemi fol ne për to për ditë sepse nuk kanë ndodhur këto raste për çdo ditë, janë të rralla dhe nuk kanë qenë shumë të diskutueshme nëpër organet tona ”, u shpreh ai.

Ndërsa, në pyetjen e gjyqtarit Metro se mbi çfarë baze lironin të ndaluarit, Mustafa ka thënë se ata liroheshin në momentin kur mendonin se ata persona nuk e rrezikonin misionin e tyre për lirinë e Kosovës.

Metro: Cila ishte baza që mendonit ju se iu jepte autoritet të lironit të ndaluarit në zonën operative?

Mustafa: Atëherë kur pushonte rreziku se ata mund të përcillnin për misionin tonë për arsye ushtarake ata nuk mund të rrezikonin arsyet ushtarake ne i lironim

Mustafa: Unë asnjëherë para vetës kur kam marr këso vendimesh nuk kam qit as rregullore të brendshme të UÇK-së, as komunikata të Shtabit të Përgjithshëm, as rregullore të administrimit civil, por mbi arsye ushtarake kam nxjerr vendime…Nuk ka qenë problemi për t’i liruar ne mezi kemi pritur me ardhur në pyetje me i lirua njerëzit, ne kemi qenë të angazhuar me punët tjera dhe posa kanë ardhur informatat se një person nuk paraqet problem për rrethin e tij ne mezi kemi pritur me lirua.

Ndërsa, i pyetur nëse Shtabi i Përgjithshëm ishte i autorizuar të urdhëronte lirimin e personave të ndaluar, Mustafa tha se nuk ka ndodh një gjë e tillë.

Metro: A kishte leje Shtabi i Përgjithshëm, a ishte i autorizuar Shtabi i Përgjithshëm të urdhëronte lirimin e personave të ndaluar?

Mustafa: Nuk ka ndodh kjo gjë.

Metro: Nuk ka ndodh kjo gjë apo nuk dini për ndonjë rast të tillë?

Mustafa: Nuk kam dëgjuar kurrë dhe nuk kam pas fërkime me Shtabin e Përgjithshëm për këto çështje.

Seanca gjyqësore ka përfunduar ndërsa do të vazhdojë edhe të martën në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kjo është dita e pestë e Rrustem Mustafës si dëshmitar në Gjykatën Speciale, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori