LAJMI I FUNDIT:

Lewiston, qyteti ku u vranë 22 persona dhe 60 tjerë u plagosën – konsiderohet si një prej qyteteve më të sigurta në SHBA

Lewiston, qyteti ku u vranë 22 persona dhe 60 tjerë u plagosën – konsiderohet si një prej qyteteve më të sigurta në SHBA

Lewiston është një qytet i vogël me një popullsi prej vetëm 38.493 banorë në shtetin amerikan Maine, ku ndodhën mbrëmë të shtënat dhe si pasojë humbën jetën 22 persona dhe 60 tjerë u plagosën.

Në këtë qytet gjendet kolegji Bates, shkolla private e artit, e shpesh konsiderohet si një prej qyteteve më të sigurta në Shtetet e Bashkuara, raporton CNN.


“E dimë se këto ngjarje kanë shokuar dhe frikësuar komunitetin tonë. Më vjen shumë keq për ata që humbën tragjikisht jetën në këtë sulm”, u tha nga kolegji Bates.

Lewiston është ndryshe qyteti i dytë më i madhi në Maine, pas Portland dhe gjendet jo larg liqenit Androscoggin, transmeton Telegrafi.

Policia amerikane publikon fotografitë dhe identitetin e autorit të sulmit të përgjakshëm, që vrau 22 persona dhe plagosi 60 tjerë
Lexo po ashtu Policia amerikane publikon fotografitë dhe identitetin e autorit të sulmit të përgjakshëm, që vrau 22 persona dhe plagosi 60 tjerë

Dhe megjithëse Maine është shteti më i ‘bardhë’ në vend, sipas regjistrimit të vitit 2020, komunitetet e emigrantëve janë rritur kohët e fundit.

Midis 2017 dhe 2021, më shumë se 7 për qind e banorëve të Lewiston kishin lindur jashtë vendit, ende më e ulët se mesatarja kombëtare prej gati 14 për qind.

Gjatë atyre viteve, 19 për qind e banorëve të Lewiston flisnin një gjuhë tjetër përveç anglishtes në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori