LAJMI I FUNDIT:

Lewis Hamilton fiton në Kanada pas dënimit të Vettel

Lewis Hamilton fiton në Kanada pas dënimit të Vettel
Lewis Hamilton (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Lewis Hamilton e ka fituar garën për Çmimin e Madh të Kanadasë duke e thelluar diferencën me ndjekësit në krye të klasifikimit të përgjithshëm.

Në Montreal në fakt i pari në pistë u rendit Sebastian Vettel i nisur nga ‘pole position’, por gjermani i Ferrarit mori një dënim prej pesë sekondash nga komisarët e garës për një dalje të gabuar nga pit stopi, pasi mund të kishte shkaktuar një kontakt me Hamilton.


Diferenca mes Vettel dhe anglezit në fund të garës ishte më pak se një sekondë e gjysmë dhe për shkak të dënimit prej pesë sekondash, gjermani edhe pse kaloi cakun i pari, u rendit në vendin e dytë.

Të gjitha lajmet nga Formula 1
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Formula 1

Vettel nuk e pranoi vendimin e komisarëve të garës pasi u ndje i vjedhur dhe në shenjë proteste nuk e çoi fare makinën e tij në parkimin e tri makinave fituese, madje bëri dhe një gjest vërtet fëmijëror teksa i hoqi tabelën me numrin 1 Mercedesit të Hamilton që tregonte fituesin duke i vendosur tabelën me numër 2.

Podiumi në Montreal u kompletua nga piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, ndërkohë që Valteri Bottas, Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo kompletuan gjashtëshen e parë.

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori