LAJMI I FUNDIT:

Lëvizjet e përkryera të Ferrari 458, me pjesën e përparme dhe dyert e hequra (Video)

Lëvizjet e përkryera të Ferrari 458, me pjesën e përparme dhe dyert e hequra (Video)

Damon Fryer nga Shtetet e Bashkuara, ka marrë leje speciale për t’i mbyllur disa rrugë dhe hapësira, në mënyrë që ta vozisë modelin 458 që ka disa modifikime.

Makinës italiane Farrari, i janë hequr dyert dhe pjesa e përparme, në mënyrë që të shtohet aerodinamika dhe të jetë shumë më e lehtë, transmeton Telegrafi.


Në këtë mënyrë, shoferi profesionist ia ka dalë të bëjë lëvizje të përkryera, duke u kthyer dhe rrotulluar veturën sportive në rreth.

Filmimi i postuar më poshtë, shfaqë ngasjen e mahnitshme, e cila është vështirë të realizohet sepse nuk lejohet një veturë pa dyer dhe nuk ka hapësirë për të kryer këto veprime.

Pamjet që shihen më poshtë, rekomandohet të mos imitohen nga askush, sepse mund të sjellin pasoja të mëdha. /Telegrafi/