LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Studentore për Barazi, Studim Kritikë Veprim kërkon shkarkimin zëvendësministrit të Arsimit që sipas tyre nuk ka të përfunduara studimet themelore

Lëvizja Studentore për Barazi, Studim Kritikë Veprim kërkon shkarkimin zëvendësministrit të Arsimit që sipas tyre nuk ka të përfunduara studimet themelore

Lëvizja Studentore për Barazi, Studim Kritikë Veprim thotë se zëvendësministri i Arsimit i sapoemëruar nuk i ka përfunduar as studimet e nivelit Bachelor, ndërsa sipas tyre nota e tij mesatare gjatë studimeve është vetëm 6.8.

Kjo organizatë studentore përmes një postimi në Facebook kanë thënë se kjo është një goditje e madhe për arsimin në Kosovës, duke shtuar se kjo goditje vjen pas emërimit të Ramë Likaj si ministër të Arsimit dhe shkencës.


“Sot, u njoftuam se Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë̈. Kjo është̈ një̈ goditje tjetër e rëndë̈ për arsimin në Kosovë pas emërimit të plagjiatit Ramë Likaj si Ministër i Arsimit. Kush është zv. Ministri i emëruar sot nga Kryeministri Avdullah Hoti? Driton Bardheci, është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë̈ Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe si student nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar. Me notë mesatare 6.8, një student zëvendësministër vetëm e degradon më shumë sistemin arsimor në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Tutje, në këtë njoftim thuhet se këso goditje për arsimin filluan me vendimin e ish-ministres Hykmete Bajrami, për emërimin e profesorëve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

“Ndërsa pas znj. Hykmete Bajramit në krye të ministrisë̈ së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë̈ erdhi Ramë Likaj i cili është̈ akuzuar për plagjiaturë, pasi që i njëjti për një̈ periudhë të shkurtër kohore ka botuar një̈ numër̈ të madh të publikimeve shkencore të cilët nuk arsyetohen”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori