LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja qiellore: Vallja virtuale me yjet

Lëvizja qiellore: Vallja virtuale me yjet

Guardian ka sjell një video të re të frymëzuar nga fizika solare, me kërcimtarët bashkëkohorë të trupës Alexander Dance Whitley që eksplorojnë lëvizjet në përmasat njerëzore dhe astronomike, transmeton Telegrafi.

Lëvizja qiellore kombinon vallëzimin modern dhe raportin njerëzor me Diellin. Koreografia është adaptuar nga një shfaqje, premiera e së cilës është dhënë në qershor 2017, e që është në turne që një vit. Për këtë performancë Whitley ka bashkëpunuar me fizikanët nga qendra shkencore STFC RAL Space. Filmi është xhiruar në 360 shkallë.

“Eksplorimi i mundësive të reja kreative që hapen nga teknologjia digjitale, është parimi përcaktues i trupës sime”, ka thënë Whitley. “Jam i ngazëllyer që kjo valle vjen në këtë platformë të re”.

Ky realitet virtual u krijua në dy pjesë. Valltarët me kostum janë filmuar në sfondin e gjelbër, derisa bota virtuale është krijuar duke xhiruar valltarët me rrobat që regjistrojnë lëvizjet. Ekipi i Guardianit për këtë projekt ka bashkëpunuar me ekspertin teknik Luca Biada nga kompania Fenyce, me mjeshtrin e video-grafikës Tal Rosner dhe me kompozitorin Daniel Wolh. Imazhet e Diellit të marra nga observatorët janë futur po ashtu për të krijuar një klimaks dramatik të performancës. /Telegrafi/