LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Mos hapja e paraleles shqipe në Idrizovë, i kthen kohët e vjetra

Lëvizja Besa: Mos hapja e paraleles shqipe në Idrizovë, i kthen kohët e vjetra

Partia opozitare shqiptare Lëvizja Besa, ka reaguar për mos hapjen e paraleles shqipe në Idrizovë.

Blerim Sejdiu sot në konferencë për shtyp tha se rasti i mos hapjes të paraleles shqipe në Idrizovë, rikthen ndjenjën e skenarëve të vjetra, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Lëvizja Besa dënon ashpër veprimet e Komunës së Gazi Babës, komunë e cila nuk po lejon hapjen e paraleles shqipe në Idrizovë dhe mundohet të dërgojë fëmijët e këtij vendbanimi në fshat tjetër vetëm e vetëm për të mos lejuar shkollimin e tyre në gjuhën amtare. Që ironia të jetë më e madhe, këto shkelje ndaj të drejtave themelore të shqiptarëve për t’u arsimuar në gjuhën shqipe ndodhin pikërisht kur me Ministrinë e Arsimit udhëheq kuadër shqiptar nga radhët e BDI”.

“Opinioni i gjerë e di shumë mirë se pikërisht Arbër Ademi, ministri shqiptar i BDI-së, kur duhej që të vendosë ushtarë partiak në shkollat që gravitojnë në komunat që udhëhiqen nga opozita shqiptare si në Zhelinë apo Gostivar, ai nuk hezitoj që t’i marrë ingerencat pushtetit lokal nga këto komuna opozitare, ndërsa tash kur shkelen drejtpërdrejt interesat e shqiptarëve të Idrizovës, ministri Ademi në vend që të veprojë duke ia marrë kompetencat në arsim Komunës së Gazi Babës, ai tregon mos pasjen e fuqisë politike për të ndihmuar shqiptarët, ndërsa në rastin e komunave opozitare shqiptare dëshmoj se ka fuqi për të dëmtuar arsimin shqip”, tha Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa.

Ai shtoi se arsimi në Maqedoninë e Veriut përjeton periudhën më të rëndë të mundshme, duke shtuar se përgjegjësi për këtë situatë ka ministri i Arsimit Arbër Ademi për të menaxhuar me këtë dikaster./Telegrafi/

Komuna e Gazi Babës nuk jep leje për paralele shqipe në shkollën “Njegosh”
Lexo po ashtu Komuna e Gazi Babës nuk jep leje për paralele shqipe në shkollën “Njegosh”

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori