LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Ministria e Ekonomisë i avancon maqedonasit dhe i anashkalon shqiptarët

Lëvizja Besa: Ministria e Ekonomisë i avancon maqedonasit dhe i anashkalon shqiptarët

Lëvizja Besa me një reagim të dërguar deri tek Telegrafi Maqedoni ka kritikuar Ministrinë e Ekonomisë për anashkalimin e shqiptarëve dhe siç thonë ata, avancimin e maqedonasve.

”Inspektorati Shtetëror i Tregut, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, një ministri e udhëhequr tradicionalisht nga BDI-ja, kësaj radhe ka hapur konkurs me ngritje në detyrë për udhëheqës sektori për qytetet e Shkupit, Shtipit (me qytetet Koçan, Vinicë, Dellçevë, Berovë, Sveti Nikollë, Probishtip), Strumicës (me qytetet Gjevgjeli, Radovish, Vallandovë), krejt kjo në kohën kur inspektoratet shtetërore të tregut të Tetovës dhe Strugës tashmë 5 vite udhëhiqen nga ushtrues detyre pa vendim pune.
Për këtë arsye e pyesim ministrin e Ekonomisë se deri kur do të poshtërohen kështu administratorët shqiptarë dhe pse ata, ndonëse me shumë përvojë pune, nuk avancohen? A është i vetëdijshëm ai se si ndjehen administratorët shqiptarë, të cilët janë lënë në mëshirë të fatit dhe janë krejt të pambrojtur?” thuhet në mes tjerash nga Lëvizja Besa./Telegrafi/