Lëvizja Besa: Mbështesim punën e PSP-së


Lëvizja Besa me një letër mbështetëse për Prokurorinë Speciale Publike dërguar Telegrafit në Maqedoni ka shkruar ''Besa kërkon hetim të plotë për ndriçimin e të gjitha rasteve dhe për këtë e inkurajon Prokurorinë Speciale, pasi që kjo do të na dërgonte në zgjidhjen e krizës politike në vend - kurse çdo pengim i punës së PSP-së do ta thellonte edhe më shumë krizën.''
Më tej nga Lëvizja Besa thonë ''Duke u nisur nga fakti se Prokuroria Speciale Publike punën e saj e zbaton në bazë të dispozitave ligjore, respektivisht urdhëresave gjyqësore për masat e posaçme të aprovuara për hetim, Lëvizja BESA plotësisht e mbështetë punën e Prokurorisë Speciale Publike e cila për qëllim ka hetimin se kush ka përgjuar në mënyrë joligjore në Maqedoni.''
Përgjimet e pa autorizuara dhe keqpërdorimi i tyre nga Qeveria OBRM-PDUKM dhe BDI, patjetër të ketë një epilog gjyqësor dhe përgjegjësi publike.'' përfundojnë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/





































