Lëvizja Besa e Bilall Kasamit ndërpret bisedimet me Zaevin për hyrje në qeveri

Lëvizja Besa e cila udhëhiqet nga Bilall Kasami përmes një komunikate për media njofton se do të ndërpresin bisedimet me kryeministrtin Zoran Zaev për zgjerimin e shumicës parlamentare.
Nga kjo parti akuzojnë Zoran Zaevin për qasje joserioze, i cili sipas tyre, përmes opsionit të blerjes së kohës po mundohet që politikisht të harxhojë të gjitha palët që janë duke negociuar për kyçje në qeveri, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pasi që ky proces i negociatave po vazhdon më shumë se katër muaj pa një epilog konkret, vlersojmë se tashmë janë tejkaluar të gjitha limitet kohore dhe duke mos dashur që Lëvizja Besa të mbetet peng i kalulimeve teknike të shumicës parlamentare, duke nisur nga sot i ndërprejmë të gjitha bisedimet me kryeministrin e vendit sa i takon kyçjes të Lëvizjes Besa në Qeverinë e Maqedonisë”, thonë nga Lëvizja Besa.
Ata thonë se kanë pritur që me kalimin e kohës qeverisja e Zoran Zaevit do të lirohet nga BDI si dhe një pjesë e ish-regjimit të Nikolla Gruevskit.
“Për fat të keq duke pasur parasysh palët të cilat për çdo ditë i shtohen negociatave për rritjen e shumicës parlamentare, tashmë jo vetëm BDI por edhe elementet e tjera që kanë qenë pjesë e regjimit të Gruevskit po lëshojnë rrënjet e tyre edhe në këtë qeverisje e cila po humb epitetin e qeverisë reformatore”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.
Nga kjo parti shtojnë se ata do të vazhdojnë të jenë opozitë konstruktive, duke ngritur zërin ndaj çdo veprimi të gabuar politik të qeverisë si dhe duke inicuar dhe përkrahur çdo reformë e cila do ta përmirësonte standardin jetësor, demokracinë e vendit dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë