LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja BESA: Dënojmë protestat kundër hapjes së paraleleve në gjuhën shqipe

Lëvizja BESA: Dënojmë protestat kundër hapjes së paraleleve në gjuhën shqipe

Nëpërmjet një njoftimi të Lëvizjes Besa dënohen protestat kundër hapjes së paraleles shqipe.

“Kohëve të fundit gjithnjë e më tepër po vërehen protestat e qytetarëve maqedonas, të cilët janë kundër hapjes së paraleleve në gjuhën amtare shqipe. E drejta e shkollimit në gjuhën amtare është e drejtë e garantuar me kushtetutë. Pas protestave për të mësuar në gjuhën shqipe fëmijët shqiptarë në Veles, pas Jurumlerit në Idrizovë, sot u protestua edhe në komunën e Çashkës”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata e ftojnë ministrin e Arsimit, Arbër Ademi dhe kryeministrin Zaev që sa më parë të ndalin këtë praktikë denigruese dhe fyese për fëmijët shqiptarë dhe të garantojnë të drejtën elementare për shkollim.

“Për sa kohë këto probleme nuk zgjidhen fajtor kryesor për shkatërrimin e arsimit shqip dhe tendencën e asimilimit në heshtje të nxënësve shqiptarë e mban BDI dhe ministrat e saj së bashkë me LSDM-në dhe kryeministrin Zoran Zaev. Lëvizja BESA në zgjedhjet e ardhshme do të bëj çmos që shqiptarët kudo qofshin ato, ta zënë vendin e duhur në shoqëri dhe nuk do të lejojë që të vijnë në shprehje politikat asimiluese përfshi këtu edhe të drejtën elementare për shkollim”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/

Çashkë, maqedonasit kundërshtojnë paralelen shqipe
Lexo po ashtu Çashkë, maqedonasit kundërshtojnë paralelen shqipe

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori