Lëvizja BESA: Deklarata cinike e Ahmetit për “Jugokromin” u kushton jetë tetovarëve
Pas deklaratës cinike të ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ahmeti, se nuk do të jetë avokat i fabrikës “Jugokrom”, Departamenti i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Lëvizjes BESA konsideron se deklaratat e tilla të pamatura, përveç ironisë pa shije që shprehin, kanë për synim edhe ta fshehin realitetin dhe përgjegjësinë qe ka kjo ministri dhe qeveria në të cilën bën pjesë ai, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Duke stërtheksuar se përgjegjës kryesorë për ngecjen dhe zvarritjen e punimeve për vendosjen e filtrave janë pikërisht këta “Joavokatë”, që janë në shërbim të biznes-partnerëve të koalicionit OBRM-BDI, Departamenti i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Lëvizjes BESA kësaj radhe e pyet ministrin në fjalë se avokat i kujt është ai? Sepse nëse nuk është avokat i qytetarëve dhe votuesve, atëherë emri avokat na kujton titullin e një filmi, që mund t’i shkojë për shtati detyrës së tij. Prandaj që të mos bëjë avokati të tilla, ne i bëjmë thirrje ministrit që të jetë më serioz me deklarimet e tij dhe temën e Jugokromit të mos e zë si temë me të cilën ai mund të tallet, sepse ajo qytetarëve të Tetovës u kushton me jetë.
Me këtë rast e përshëndesim deklaratën e ambasadorit amerikan, Baily, që për dallim prej ministrit kujdestar – ishte shumë inkurajues për zgjidhjen e këtij problemi.
Në fund do të duhet të theksojmë se nëse ministri vazhdon kështu të tallet me qytetarët e Tetovës dhe t’i detyrojë ata të vdesin në mënyrë të ngadaltë, Lëvizja BESA do të jetë e detyruar ti radikalizojë masat, t’u bashkohet protestave të sektorit civil ose të organizoj protesta të tjera, gjithë kjo me qëllim që ta mësojë ministrin se cilat janë detyrat e tij, ndërsa kjo të reflektojë edhe më ajër të pastër për qytetarët e Tetovës” thuhet në kumtesën e kësaj lëvizjeje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania
Parashikimi i motit për fundjavë
Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë