LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja “Anti-Bixhoz”: Luftën me kazinotë do ta çojmë deri në fund

Lëvizja “Anti-Bixhoz”: Luftën me kazinotë do ta çojmë deri në fund

Lëvizja “Anti-Bixhoz” sot në Tetovë ka mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën theksuan se ata dhe populli janë të vendosur betejën me kazinotë ta çojnë deri në fund.

Ata thanë se nëse organet kompetente ndjekjen dhe procedimin e shpërdorimeve e karakterizojnë si sulm kundër tyre, ata e llogarisin si abuzim të llojit të vet dhe ju bënë thirrje atyre që vazhdojnë punët në objektin në Reçicë të Vogël i dedikuar për kazino, abuzimet do t’i tregojnë me emër dhe mbiemër, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Ne kemi lënë gjurmë të thella për demaskimin e tyre pasi jemi në rrugën e vërtetë. Me dorëzimin e amendamenteve tona si Lëvizje “Anti Bixhoz” të gjithë deputetëve, grupeve parlamentare dhe Komisionit ne Ministrinë e Financave i’u themi që të jenë të kujdesshëm si do të votojnë, të mos e votojnë ligjin skandaloz qe e sjell Ministria e Financave, pasi do të kërkojmë llogari për vendimin eventual në dëm të qytetarëve dhe ju apelojmë që të jenë të kujdesshëm në veprimet e tyre”, thanë nga Lëvizja “Anti Bixhoz.

Ata i bënë thirrje edhe Sektorit për Punë te Brendshme – Tetovë, Ministrisë së Punëve te Brendshme – Shkup, Drejtorisë së të Hyrave Publike, Faktorit Politik, të vazhdojnë të jenë krah tyre dhe popullit për parandalimin e hapjes së kazinosë në Reçicë dhe spostimin e tjerave.

“Ju njoftojmë se shumë shpejt do të paraqesim protestën e radhës e cila nuk do të jetë para objektit i cili është në tentim hapje, ndërsa për protestat do të jeni paraprakisht të informuar dhe ju bëjmë thirrje për përkrahje masovike pasi fuqia jone buron nga populli”, thanë në konferencë për shtyp./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori