Portieri i Ajaxit, Andre Onana, është duke u kërkuar nga disa prej klubeve kryesore evropiane.

Sipas Voetbal International, Bayer Leverkuseni tashmë ka përgatitur 20 milionë euro për gardianin 24 vjeçar, mirëpo konkurrenca nga Chelsea është e fuqishme.


Në bazë të të njëjtit njoftim, Blutë janë të gatshëm të shpenzojnë 30 milionë euro për portierin kamerunas.

AndreOnana 2 (Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)

Për më shumë, klubi anglez tash i siguron Onanas edhe futboll evropian, pasi që e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër, Leverkuseni shpreson që portieri ta dëshirojë ribashkimin me trajnerin Peter Bosz, nën drejtimin e të cilit ka luajtur te Ajaxi. /Telegrafi/

telegrafi sport app