LAJMI I FUNDIT:

Levada Center: Rusët presin të shohin më shumë protesta kundër pushtetit të Kremlinit

Levada Center: Rusët presin të shohin më shumë protesta kundër pushtetit të Kremlinit

Qytetarët rus presin të shohin më shumë protesta kundër pushtetit të Kremlinit nga opozita e udhëhequr nga Alexei Navalny.

Kështu thuhet në hulumtimin e fundit të Institutit të pavarur Levada Center në lidhje me protestat e fundit në Rusi.


Të dhënat tregojnë se niveli i pritshmërisë së rusëve për të protestuar në mbështetje të kritikut të presidentit Vladimir Putin është më e larta në vitet e fundit. Kjo vlerë e ndërgjegjësimit për protestat e fundit kundër arrestimit të Navalnyt, i përgjigjet shifrës që ishte në vitin 1998.

Të dhëna e dala nga hulumtimi tregojnë se më shumë se 45 për qind e respondetëve mendojnë për protesta ekonomike.

“Në sfondin e protestave të fundit, numri i rusëve që presin rritje të mëtejshme të tyre është rritur ndjeshëm. Kjo shifër ka arritur nivelin e vitit 1998 – 43 për qind e rusëve mendojnë për protesta të reja me kërkesa ekonomike, ndërsa 45 për qind e tyre mendojnë për protesta politike”, thuhet në hulumtim.

Nëse analizohen grup moshat, përqindja më e madhe e atyre që nuk pajtohen me aktivitetet e Putinit është grup mosha prej 18-24 vjetarëve, ku 30 për qind e tyre kanë deklaruar se presidenti po shkon në drejtim të gabuar.

Derisa sa në njërën anë ka ndërgjegjësim të rusëve për të protestuar, në anën tjetër ka rënie të besimit të rusëve në Putinin, ku në bazë të hulumtimit besimi për të është më i ulëti në vitet e fundit. /Telegrafi/