Dyzetvjeçari Jim Backlund, menaxheri i Regency Casino që u hodh nga ballkoni i banesës së tij në Tiranë, shkroi letrën e mëposhtme në Ditën e Gruas.
“’Sot është Dita Ndërkombëtare e Grave. Jam ulur në ballkon duke pirë kafenë e mëngjesit, ndërsa përpiqem t’ia gjej kuptimin.
Për mua, kjo ditë do të thotë mirënjohje, mendim dhe ndryshim. Do të doja t’i ktheja mendimet e mia në fjalë.
Së pari, për nënën time. I jam mirënjohës që më solli në këtë botë dhe më dha formë për të qenë ky që jam sot, me anët e mia të mira apo të këqija.
E di, nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Për këtë, ty të jam mirënjohës deri në përjetësi. Mendoj për dy gratë që ndihmojnë në shtëpinë time, këto dy gra që janë bërë pjesë e jetës sime prej disa vitesh. Mendoj për luftën e tyre të përditshme e megjithatë, kanë kaq shumë pozitivitet brenda tyre. Ndershmëri dhe zemra të çiltra. Ju jam mirënjohës që më treguat se ka gjithmonë një anë të mirë.
Mendoj për gruan e tim vëllai. Nuk para flasim dhe nuk takohemi shpesh, por të jam mirënjohës që kujdesesh për tim vëlla, time mbesë dhe tim nip.
Mendoj për kunatën time më të madhe, sesi ti ia ke dalë të bëhesh ajo që shumëkush ëndërron të jetë. Dhe mendoj të gjitha vështirësitë që të duhet të përballosh. Të jam mirënjohës, sepse më lejove të isha yt vëlla. Mendoj për kunatën më të vogël. Ti ke vetëm një prioritet në jetë dhe asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme për ty. Diçka e bukur, sa e rëndë për ty. Një peshë që ti e mbart plot hijeshi. Edhe ty, të jam mirënjohës që më lejove të bëhesha yt vëlla.
Mendoj për mbesën e sime shoqeje. Me kaq shumë talente, kaq shumë zgjedhje, mundësi për atë se çfarë do të bëhet në jetë. Mendoj për problemet e tua si adoleshente, dhe se sa e vështirë të duket t’i përballosh. Të jam mirënjohës për energjinë tënde rinore, me të cilën na jep jetë të gjithëve.
Mendoj për gratë kudo nëpër botë, gra që vuajnë nga marrëdhënie të sëmura apo probleme familjare. Gra që vuajnë nga gjëra të cilat, një njeri i zakonshëm as që mundet t’i përfytyrojë. Mendoj për këto gra, jetët e tyre, çdo ditë, jo vetëm në Ditën e Grave; ne të Mendoj për Gjeneralin tonë.
E dashura, e ëmbla vjehrra ime. As që mund ta imagjinoj gjithçka ti mbart brenda teje. Me gjithë problemet dhe dhimbjet, ti përsëri do t’i falësh gjithçka, gjithmonë, njerëzve që do. Je një shenjt e vërtetë, sepse nuk e vë asnjëherë veten përpara askujt. Të jam mirënjohës që më bëre pjesë të familjes tënde të bukur, plot dashuri, përkujdesje dhe më deshe si një djalë.
Së fundmi, por më e rëndësishmja për mua. Mendoj për gruan time të shtrenjtë. Një grua aq e bukur, sa s’do të mundem kurrë ta perceptoj. Një talent dhe një forcë jashtë kësaj bote. Mendoj për ty, dhe adhuroj tokën ku ti shkel. Për kaq shumë vite, të kam quajtur të mirëqenë e përsëri, ti m’i hape dyert ku unë dikur shihja vetëm mure. Je një njeri aq i madh, një njeri që për mua ka kaq shumë vlerë. Të jam mirënjohës, nga fundi më i thellë i zemrës sime, sepse më rrëfeve bukurinë e vërtetë të kësaj bote, atë çfarë vërtet është e rëndësishme. Do të jem përherë thellë brenda teje”, ka shkruar ai.
International womens day today.I am sitting with my morning coffee on the balcony and I am pondering what it…
Posted by Jim Backlund on Tuesday, March 8, 2016
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron