LAJMI I FUNDIT:

Letra për Von der Leyen nga PE: Të mbështesim nëse i thua ‘Po’ negociatave me Shqipërinë

Letra për Von der Leyen nga PE: Të mbështesim nëse i thua ‘Po’ negociatave me Shqipërinë

Gjermanja Ursula von der Leyen është kandidatja për kreun e Komisionit Evropian, por që të emërohet në detyrën e rëndësishme të Bashkimit Evropian, ajo duhet të marrë mbështetjen e eurodeputetëve në Parlamentin Evropian.

Socialistët dhe Demokratët (S&D), që është edhe grupi i dytë më i madh në PE, i kanë dorëzuar agjendën me prioritetet e tyre, Von der Leyen-it, për të cilën kërkojnë mbështetje nëse gjermanja votohet në krye të KE-së.

Nëse Von der Leyen bie dakord me prioritetet e S&D, atëherë deputetët do të votojnë për emërimin e saj.


Pjesë e agjendës së S&D është edhe hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Grupi i dytë më i madh në PE kërkon nga ministrja e Mbrojtjes ende në detyrë e Gjermanisë që të mbështesë hapjen e negociatave me dy shtetet ballkanike.

Vetë Ursula von der Leyen ka deklaruar më parë se dera mbetet e hapur për Tiranën dhe Shkupin.

Ajo kërkon të zgjidhet në krye të KE-së, institucion që ka rekomanduar disa herë hapjen e negociatave, por veto është vendosur nga Këshilli Evropian.

Votimi në Parlamentin Evropian, për kandidaturën e 60 vjeçares, është parashikuar të bëhet më 16 korrik.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori