LAJMI I FUNDIT:

Letra e të mbijetuarit të Titanikut shitet për 400,000 dollarë në ankand

Letra e të mbijetuarit të Titanikut shitet për 400,000 dollarë në ankand

Një letër e shkruar nga një pasagjer i Titanikut disa ditë para se anija të fundosej është shitur për një shifër rekord prej 400,000 dollarësh (rreth 350 mijë dollarë) në një ankand në Mbretërinë e Bashkuar.

Letra e Kolonel Archibald Gracie u ble nga një blerës anonim në shtëpinë e ankandeve Henry Aldridge and Son në Wiltshire të dielën, me një çmim pesë herë më të lartë se që pritej të shitej, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Letra është përshkruar si “profetike”, pasi regjistron Kolonel Gracie duke i thënë një të njohuri se do të “priste fundin e udhëtimit” para se të jepte gjykimin për “anijen e mirë”.


Letra mban datën 10 prill 1912, ditën kur ai hipi në Titanikun në Southampton, dhe pesë ditë para se të fundosej pasi goditi një ajsberg në Atlantikun e Veriut.

Kolonel Gracie ishte një nga rreth 2,200 pasagjerët dhe ekuipazhin në bordin e Titanikut që lundronte për në Nju Jork. Më shumë se 1,500 vdiqën në katastrofë.

Pasagjeri i klasit të parë e shkroi letrën nga kabina C51.

Ajo u postua kur anija u ankorua në Queenstown, Irlandë, më 11 prill 1912. Gjithashtu, vula postare e saj ishte “Londër më 12 prill”.

Ankandi që lehtësoi shitjen tha se letra kishte tërhequr çmimin më të lartë nga çdo korrespondencë e shkruar në bordin e Titanikut.

Rrëfimi i Kolonel Gracie për fundosjen është ndër më të njohurit.

Më vonë ai shkroi librin “E Vërteta rreth Titanikut”, duke kujtuar përvojën e tij në bordin e anijes oqeanike të dështuar.

Ai tregoi se si mbijetoi duke u ngjitur në një varkë shpëtimi të përmbysur në ujërat e akullta.

Më shumë se gjysma e burrave që kishin arritur fillimisht në varkën e shpëtimit vdiqën nga lodhja ose të ftohtit, shkroi ai.

Edhe pse Kolonel Gracie i mbijetoi katastrofës, shëndeti i tij u prek rëndë nga hipotermia dhe lëndimet fizike që pësoi.

Ai ra në komë më 2 dhjetor 1912 dhe vdiq nga ndërlikimet e diabetit dy ditë më vonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anija e Marinës Meksikane godet urën e Bruklinit në Nju Jork, të paktën dy të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar

Anija e Marinës Meksikane godet urën e Bruklinit në Nju Jork, të paktën dy të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar

Botë
“Aeroplani fluturoi 10 minuta pa pilot” – zbulohen detaje të një raporti rreth një fluturimi të Lufthansa-s, në shkurt të vitit të kaluar

“Aeroplani fluturoi 10 minuta pa pilot” – zbulohen detaje të një raporti rreth një fluturimi të Lufthansa-s, në shkurt të vitit të kaluar

Botë
Bashkëpunëtorët e Vuçiqit përleshen me personat e sigurimit të kryeministrit serb Macut

Bashkëpunëtorët e Vuçiqit përleshen me personat e sigurimit të kryeministrit serb Macut

Serbia
Rumunët votojnë në balotazhin presidencial

Rumunët votojnë në balotazhin presidencial "që mund të zgjerojë përçarjet në BE"

Rumania
Nga lavdërimi te dekorimi: Qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

Nga lavdërimi te dekorimi: Qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

Serbia
Studenti akuzoi SHBA-në për gjenocid në Gaza, Universiteti i New York-ut nuk do t'ia japë diplomën

Studenti akuzoi SHBA-në për gjenocid në Gaza, Universiteti i New York-ut nuk do t'ia japë diplomën

Azia
Kalo në kategori