Fjalët e mëposhtme janë shkruar në një dhomë të errët, në qelitë e burgut të Shkodrës. Letra ka mesazhe emocionuese, që nga përbetimi për dashurinë, porosia për fëmijët, borxhet në jetë, e deri tek amaneti për të mos reshtur së kërkuari eshtrat…
Mësuesi Mark Shllaku ishte dënuar me pushkatim nga regjimi komunist, nën akuzën për agjitacion dhe propagandë, si dhe për angazhim në një celulë të PSD-së. Mark Shllaku ishte vetëm 31 vjeç kur mësoi se po shkonte drejt pushkatimit. Në shtëpi kishte lënë bashkëshorten Angje dhe dy bijat e saj.
Juli, vajza e Mark Shllakut, ishte vetëm tetë vjeç në atë kohë kur i ati ishte dënuar me pushkatim. Edhe pse ishte fëmijë i mitur, ajo u përball me ngjarjen e rëndë që po ndodhte në jetën e saj. Me nxitjen e së ëmës, u detyrua t’i lutej kryetarit të degës që të mund ta lejonte të shihte babanë për herë të fundit.
Pak ditë para se të pushkatohej, Juli dhe e ëma, Angjia e takuan për pak minuta Markun. Atë ditë, Marku i tha Angjes, se kur t’i merrte sendet e tij personale pas pushkatimit, atje do të gjente një letër me disa informacione të rëndësishme.
Kur një i dënuar me pushkatim ekzekutohej, familja nuk kishte asnjë të drejtë të merrte trupin e tij e asnjë informacion për vendin ku do të varrosej. Ndaj Mark Shllaku ishte përpjekur të paramendonte rrugën që të çonte drejt vendit ku mendohej se do të vritej e groposej. Shokët e tij ishin varrosur në Zallin e Kirit, ndaj Marku e kishte projektuar aty fundin e tij. Të gjitha i kishte shkruar në letrën që publikohet më poshtë. Letra u shkrua dy ditë para pushkatimit. Ajo nuk e ndihmoi Angjen e fëmijët që ta gjenin trupin e tij.
Juli e ruan prej 70 vitesh këtë letër, me shpresën se një ditë do të mund të gjejë eshtrat e të atit, Mark Shllaku.
“E dashtuna Angje e fëmijë!
Më kanë nda nga shokët për me më ekzekutu. Nuk po më dhimet jeta vetëm se ju po ma mërzisni shpirtin.
Mos u mërzit për mue vetëm mi rrit fëmijët me hir të Zotit. Amanet babën e mos i trego për mue. Borgj i kam Halitit për tjegullat dhe në ardhtë dita, jepja për mue.
E dashtuna Angje!
Jam lidh kamsh e duersh. Edhe pak orë me kanë mbet me jetue. Mëndjen e kam te ti e fëmija që nuk mujta më ju gëzue. Tashti më kanë pikëllue shumë fytyrat tuaja që më dalin parasysh e smë lanë me dekë… banu e fortë. Marku!
Angje! Ne tu mbushtë mëndja me u martue e ke lejen teme por mos me më harrue. Por amanet fëmijët. Të kam dasht me shpirt deri tash në çast të mrame të jetës teme. Edhe në atë jetë do të lutem për ty. Amanet mos u mërzit për mue por shikjo fëmitë. Ju puth me mall për herë të fundit. Marku.
E dashtuna Angje!
Të lutëm me mi ba hallall vuajtet që të kam shkaktue.
Të lutem me mu interesue për eshtrat të mos më harrojsh për kurdoherë. Me mi marrë eshtrat e me mi çu në një varr. Kam me vedi një teneqe me emnin tem, me të mundësh me më njoftë.
Hallall të gjithëve dhe ty të pares. Po vdes si një shqiptar i mirë dhe i ndershëm”. /Kujto/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert